UNË E DI SEKRETIN E MAGJISË SË SAJ / Poezi nga Dashamir MALO

Poezi nga Dashamir MALO
 
 
UNË E DI SEKRETIN E MAGJISË SË SAJ
 
Unë s’kam qënë asnjëherë në atë pyll gështenjash,
Ku ti e vetme gjithëmonë,
Shëtit mëngjeseve barit të vesuar,
A ndoshta pasditeve vonë.
 
Ti që i bën burimet të këndojnë,
Dhe me gjelbërimin tënd larg e mban vjeshtën,
Ti shenjt i ëmbël që brenda vetes mban gazin,
Antiken, mitiken, modernen, të thjeshtën.
 
Unë s’kam qënë asnjëherë në atë pyll gështenjash,
Por mendimi për ty më bën të shkoj shpesh,
Tinëz pas trungjesh të rri e të veshtroj,
Zërat e kaltër, të ulem, e të mbaj vesh.
 
Se si lahet si një Zanë burimeve të ërndrrës,
Se si e bën gështenjishtën (1) të ndrijë skaj më skaj,
Unë e njoh ritmin e hapave të lehtë,
Unë e di sekretin e magjisë së saj.
 
Dash Malo
 
(1)- pyll me gështenja
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s