Përshtypjet gjatë leximit të romanit “PËR NJË MËNGJES NDRYSHE” të Albina Idrizit / Nga: Hysen Berisha

Përshtypjet gjatë leximit të romanit “PËR NJË MËNGJES NDRYSHE”  të Albina Idrizit

Rrugës për në Kukës, ku do të vozhdohej me programin artistik të DRINIT POETIK-2015, pikasa zonjën Albina Idrizi tek po firmoste në romanin e saj për t`ia dhuruar ndonjë kolegu shkrimtar. Nuk e dija në i njihte, apo jo. Disi, pata pershtypjen, me pritesë apo me një shkallë droje e nenshkruanta romanin e saj të radhës. I thashë të ma nënshkruante edhe një për mua. Mu bë sikur nuk ma vari, apo ndoshta ka frikë-thashë me vete. Pastaj, unë, si gërryes që jam për të mbledh libra, i thashë:
-Do e gjej një rrugë tjetër, e pa romanin e juaj nuk do këthehem në shtëpi. Do bejmë shkembim malli, si në antikë.
Ia afrova dramën time FAMILJA TERABA, të nënshkruar për zonjën Albina. Emrin, me që nuk e njihja, ia vodha tek ia dhuronte njërit romanin e saj. Pastaj, ajo nuk hezitoi dhe e nenshkroi edhe një për mua.
Në Shëngjin, romanin PËR NJË MËNGJES NDRYSHE, të zonjës Albina Idrizi, e mora me një dozë dyshimi. Ishte emër i panjohur për mua. Kurbeti e ben të veten. Deshe-sdeshe, mbetesh larg nga rrjedha e zhvillimeve kulturore në vendlindje. Kot porosia e Rexhep Qosjes, në fund të librit: “Lexojeni romanin e autores Albina, se është shumë përshtypjebërës”. Nuk më ngulitej në kokë që kësaj, vertet një vepreje artistike, t`i rrekem për ta lexuar. Më ishte mbushur mendja se unë duhet të jem më i zoti se ajo në prozë. Jo se ma kishte thënë ndokush, por…
E lexova jo me një frymë, por me dy frymë. Unë lexoj shumë saktë, ndaj më mori rrafsh 24 orë.
Jo vetëm titulli, por edhe shtjellimi i ngjarjeve, vertet qe ndryshe. Prandaj e konsideroj si veper të shijshme në lexim.

Albina Idrizi

Galeria me personazhe nuk është e rënduar, por e prirë nga ata pozitiv. Zonja Albina është njohëse e mirë e tradites shqiptare, prandaj shtjellimin e lëndës e bën shumë të lehtë, prandaj lexuesi shqiptar do ta ketë një lehtësi për ta përthith atë shtjellim. Edhe ata pak persona negativ, disi, natyrshëm humbin në gjithë atë galeri me vepra dhe persona pozitiv. Mbi të gjitha, morali, si ai personal (shih perpjekjete Emës), si ato të nivelit familjar (shih oxhakun e Ali Tërnocit dhe të Bejtë Demushit).
Shfrytëzimi i një vargu ngjarjesh historike, gërshetuar me narracionin e zonjë Idrizi, e përforcon dhe e ngrit lart notën artistike të veprës.
Janë edhe dy thënje emblematike që ia vlen sejcili lexues t`i skalit në mendje:
– Pse njerëzit ngatërrohen në imtësira që i ndajnë, e nuk miqësohen në gjëra të mëdha që i bashkon?
– Do të vijë një ditë kur në botë do të ketë më shumë njërëz që mendojnë si unë (investim në bamirësi), e më pak që do të mendojnë si ti (që do të jenë të ligë).
Modeli bamirës, i sojit të Emës që me këmbëngultësi priste që Guri të mos mbetet një hiq rrugaqi, model që këshillon qoftë edhe një avokate, për të ndërruar mendimin kryeneq (se Luiza, avokatja e Emës ishte ndarë nga bashkëshorti për asgjë), bëri që të shfrytëzohet nga të tjerët për të mirë.
Është edhe një model për ta mbajtë në mend: Ema, me gjithë atë skamje, me gjithë atë mori peripecishë, në vend të dëshprimit të madh, jep sinjale se jeta është e çmueshme, prandaj duhet shijuar ashtu si të jetë. Ndërsa bota e civilizuar mbesin peng i luksit, i jotolerancës, gjë që bashkëshortësia rrezikohet për pak pakënaqësi. Prandaj këshilloj lexuesin se leximi i këtij romani nuk paraqet humbje kohe, por ofron edhe traditë popullore, edhe model për të shëruar plagë, të cilat reflektohen si të përhapura në bashkësinë shqiptare.

Hysen Berisha
Shëngjin, gusht 2015

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s