Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga  Petrit Sulaj

 

KUR JETA TË DON VERBËRISHT

M’i jep duart, të dyja m’i jep
dhe pastaj vështromë në sy.
O kështu o vetëm më ler
s’ ka zgjidhje tjetër për mua e ty.

Deri më dje ishim larg, sa larg
dhjetë male na ndanin e një det
mua netë të errta e shumë mall
ty ditë të ftohta me acar e erë.

Edhe se jetonim në një rrugicë
ti për mua nuk kishe vështrim
e unë nga ana tjetër, njësoj
për të ndal përditë s’ kisha guxim.

E më në fund tani jemi bashkë
edhe se larg rrinim unë e ti
nuk mund të shkojë ndryshe,
nuk mund të shkojë
kur jeta të don me verbëri.

M’i jep duart, të dyja m’i jep
dhe pastaj vështromë në sy.
O kështu o vetëm më ler
s’ ka zgjidhje tjetër me mua e ty.

petrit sulaj
13.09.2012

 

NË QOSHK TË KUJTESËS

Nuk mbaj mend se ishte natë
a ditë.
nuk më kujtohet,
se ishin dy sy të vetmuar,
a një tufë me sy
që i luteshin
gjakut,
zemrën të mos e linte
vetëm.

Askush u mor me ne,
veç një trumcak vetmitar
jashtë,
në parvaz të dritares,
që një çast kur ti dremite,
i hapa dritaren
brenda të vinte.

Askush nuk na ka kërkuar
e kushtuar vëmendje,
përjashtuar natës
tek i bënim roje;
agimit
që diellin mbante larg,
mesditës së nxehtë,
tek kërkonte hije;
mbrëmjes,
që bashkë me gjysmën e botës,
na mori në gji
si merr nëna foshnjen;
dhe trumcakut,
i cili si la parvazin
erdhi e bëri folenë
mu tek këmbët tona.

Petrit Sulaj
Marrë nga libri “OAZET LUAJNË POKER” 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s