Vizioni poetik në universin e vargjeve të lira të librit ″Paja ime për ty″
Nga: Anila Kruti
″Paja ime për ty″, kështu titullohet libri i tretë me poezi i poetit Gentjan Hasanas-i. I gjithë vizioni poetik në këtë përmbledhje shpalos kompleksitetin shpirtëror të njeriut , por veçmas atë të poetit. Ai shpërfaq botën shpirtërore në dimensionin jetësor dhe atë të fantazisë.. Pra, e gjithë panorama jetike vjen nëpërmjet vargjeve krej natyrshëm. Libri përbëhet nga rreth 150 poezi me vargje të lira. Lirizmi është bërthama e gjithë poezive. Me një ndjejnë tepër të hollë , me një shpirt të bukur, të dhembshur, poeti vjen sa dramatik aq edhe jetësor. Muza poetike që shkrihet në trupin e poezisë krijon një vijësi kohore mes lashtësisë dhe së tashmes. Poeti , i referohet shpesh kësaj kohe si mbartje kujtimesh, lëngatë , nostalgji, për tu shkrirë tek e tanishmja. Nga pikpamja e ligjërimit poetik, poeti zotëron bërthamën artistike të poezisë. Në thelb poezitë e autorit, kanë motivin njerëzor, atë human, vjen i brishtë dhe i fortë , si vetë jeta njerëzore. Po kështu nga ana tjetër poezitë përbëhen nga mendimi filozofik. Poezitë e tij janë plot figura stilistikore, asosiacione dhe mbyllje befasuese. Në të gjitha poezitë vihen re elementë kozmopolidë , por edhe tokësorë, qielli, hëna, shiu, toka, pemët , si vijë ndërlidhëse me lexuesin.
Poezitë e Gentjanit janë të një fryme bashkëkohore dhe ai i ngre himn idilik dashurisë femërore. Komunikimi mes autorit dhe heroinës lirike mbizotëron pothuaje në të gjithë librin. Kështu tek poezia ″Rojtari i pemëve″, poeti i drejtohet heroinës lirike me një dashuri të thellë dhe jetësore , e lidhur me amën e shpirtit dhe natyrën, nga ku merr jetë edhe titulli i librit.Veçoj vargjet :
Ka mbetur mbi degë, veç një kokërr ftua.
Do ta këpus dhe atë dhe ta vendos në gardërobën tënde .
Ah, harrova ne të dy veç në poezi jemi martuar.
Ndaj më mirë po e vendos mes librave:
Është paja im për ty!
Apo poezia,
Bereqeti i ëndrrës
Të pashë në ëndërr tek mblidhje kallinj.
Kurorën e lulëkuqeve mbi krye.
Ah,si t’ ia bëj mos më ikësh më kurrë.
Ëndrrat e mia do ti mbjell të gjitha grurë.
Po kështu poeti i këndon figurës femërore, mungesës dashurore, hireve të saj. Dashurisë si sensi i jetës .Brengave dhe mallit që e bëjnë poezinë të ndjehet , të mabeh mend gjatë.
Unë lindja,perëndoja …
U zbeha, si ushtar i mundur ika.
Dhe vetëm kur u bëra diell shtatori të pashë,
Në ballkonin e vjeshtës
me këmishën zbërthyer!
Nga ana tjetër autori ka një ndjeshmëri të thellë artistike, ku ai arrin të shprehet me një stilistikë të veçantë dhe shprehje moderne poetike. Ku përmend poezitë: Çudi, Orët, Goja jote, Kthim,Ushtari i thjeshtë etj.
Gentjan Hasanas
Estetika e vargut të lirë, në funksion të mendimit poetik.
Poezia e Gentjanit dallon jo vetëm në konceptin e ndërtimit, por edhe atë të mendimit. E thënë kjo si kumt i asaj shije që lë poezia në të tërën e saj, mes ligjëratës poetike dhe kumtin që lë poezia tek lexuesit. Pra,elemetët e vargut të lirë japin mendime e sentenca filozofike në të gjithë poezinë. Do të veçoja vargjet në poezinë:
Dikur
Sot, për herë të parë,
Se di pse më dhembi plaga e vjetër.
Kalin tim e pashë ″pa zot″ në qiell
dhe qava si burrë!
Lirizmi i poetit në vargje e çon lexuesin në përfytyrime dhe imagjinata fantazie tokësore e mbiqiellore. Gërshetimi i këtyre elementëve e bën lexuesin të prekë dhe shijojë ndjesoren dhe dashurinë. Ta perceptojë atë me imazhe duke hyrë në botën e lexuesit krejt natyrshëm. Poeti me fuqinë e vargut të strukturuar dhe forcën e mendimit depërton në subkoshiencën e lexuesit. Prek aty atë të fshehtën njerëzore. Ai komentohet për origjinalitetin, për shijen e së bukurës dhe mendimin filozofik.
Do të veçoj poezinë:
O zot!
Ujqërve desha tu jepja një ditë fjalën.
Të shprehin ngadhënjimin kur vallëzojnë me dëborën.
Se unë për mallin nuk di të shkruaj
Lunatikja ime!
Veç të gjunjëyohëm poshtë hënës.
E ujku të më japë klithmën…
Lirizmi i sjellur me shumë finesë nga autori, herë- herë edhe erotizmi është i ngjizur në art me shumë elegancë, duke i thurur vargje bukurisë femërore, magjepsjes që shkrep, finesës dhe sharmit të femrës. Poeti e vesh kaq bukur fjalën për lirizmin e gruas, sa të ngarkojnë me emocion dhe shkëlqim poetik. Mendoj se autori tërheq lexuesin me poezinë e tij bashkëkohore, të maturuar, përtej poezisë së zakonshme.
Paja ime për ty
Poeti është unik në formësimin dhe përmabajtjen e poezisë. Nga ana tjetër poeti vjen edhe me vargje të shkurtra, ose duke iu referuar poezisë japoneze, haik. dy ose tre vargëshat që sjellin esencën e mendimit poetik. Poeti fjalën dhe idenë i sjell të shkrira në elementët fondamental të poezisë. Këtu veçoj vargjet :Sytë e qyqes
Me sytë e qyqes
më përcolli Nëna.
Te porta mbiu një shelg.
Apo,poezia: Foleja
Në një plep me gjethe zogu.
Ëndja ime, bën fole.
Po kështu është e qartë që poeti krijon një urë komunikimi me lexuesin. Ai shkruan nga vetja për të përmbushur kënaqësitë shpirtërore të lexuesit. Aureola e shpirtit të poetit udhëton me poezinë tek lexuesi. Unë mendoj që poetët pasurojnë Gjuhën dhe Letërsinë me veprat e tyre. Por nga ana tjetër mendoj që poetë të tillë si Gentjani duhet të hyjnë në kolanën e autorëve më të mirë bashkëkohorë, sepse talenti i tij është natyral. Gjithashtu mendoj se kritika letrare duhet të ktheje vëmendjen nga këta poetë që i japin dritë poezisë shqipe dhe kënaqësi lexuesit. Unë ndoshta kam lënë gjëra të tjera pa thënë, por po e mbyll me një varg të preferuar prej meje,të Borges-it: ″.. duhet të të thoja vetëm një fjalë dhe në atë të jetë gjithësia!″ Dhe poeti e ka thënë atë me një ″pajë″ të bukur poetike.





























Leave a Reply