Bulizmi, një fenomen shqetësues për shoqërinë tonë

Bulizmi, një fenomen shqetësues për shoqërinë tonë
 
 
Që prej Janarit të këtij viti, një grup studentësh të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në kuadër të iniciativës globale Peer to Peer: Challenging Extremism, kanë ndërmarrë një fushatë kundër bulizmit, nën moton: “TI KE FORCËN”.
Bulizmi është një fenomen i pranishëm jo vetëm n ëshoqërinë tonë, por në mbarë botën. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për ekzistencën e tij, sikurse jemi të ndërgjegjshëm edhe për diversitetin e shoqërisë, në shumë aspekte. Bulizmi përfshin një mori sjelljesh sistematikisht agresive, persekutuese dhe të përsëritura kundrejt një individi, që është vulnerabël dhe gati i pafuqishëm për t’u mbrojtur.
Fenomeni i bulizmit mund të jetë fizik, verbal, social, psikologjik, seksual, kibernetik dhe pasojat që mund të shkaktojë tek një individ, janë të shkallëve të ndryshme. Të dhënat statisti kore të cilat do ta dokumentonin këtë fenomen në Shqipëri, janë të pamjaftueshme. Mungesa e të dhënave zyrtare, i shtyu këta studentë të nisnin fillimisht një punë të gjatë hulumtuese duke përzgjedhur shkolla nga rrethe të ndryshme në Shqipëri, ku u shpërndanë formularë anonimë për dokumentimin e bulizmit dhe cyberbulizmit në territorin shqiptar.
 
Të dhënat u përpunuan statistikisht dhe pas një pune dokumentuese, iu dha mundësia të ishin më specifikë në targetim.
Nga analiza statisti kore rezultoi se bulizmi u shtrohet më tepër në ambiente shkollore, se sa jashtë tyre. Format më të theksuara të bulizmit janë nofkat, thashethemet, ngacmimet për shkaktë pamjes, për shkak të rezultateve të mira në mësime, përjashtim nga grupet shoqërore, gjuajtje, shtyrje apo kërcënime. Format më prezente të bulizmit kibernetik janë ngacmimet nëpërmjet rrjeteve sociale, telefonatat, sms, chat.
Bie në sy, një përqindje e lartë indiference nga bashkëmoshatarët që janë prezent gjatë momentit kur kryhet bulizmi dhe janë të paktë ata të cilët thërrasin nëndihmë dikë. Sikundër u vu re edhe nga anketimet, pjesa më e madhe e tyre kanë një llogari në rrjetet sociale, në mosha tepër të vogla, gjë që i ekspozon ata edhe më shumë ndaj rreziqeve kibernetike.
 
“Vetëm duke e analizuar sa më imtësisht problemin, mund të kesh “armën” e përshtatshme për ta luftuar dhe zgjidhur atë. Ne kemi besimin se fushata jonë sensibilizuese do të ndikojë pozitivisht në shoqërinë tonë. Edhe vetë ne, gjatë këtij rrugëtimi, jemi bërë shumë më të ndjeshëm nga sa ishim më parë” – shprehet grupi “Ti ke Forcën”.
 
Qenia njerëzore nuk është një qenie solitare. Në moshat kur karakteri, formimi dhe siguria në vetvete nisin të konsolidohen; ndërveprimet me të tjerët, puna në grup, hapja mendore, janë elementë thelbësorë qoftë për mirëqenien personale, qoftë në aftësimin e vetvetes, apo bazat e vetësigurisë.
Veçimi i një shoku apo miku nga një grup, në mënyrë të përsëritur e të vazhdueshme në kohë, mund të ndikojë në shumë aspekte psikologjike gjatë formimit të tij duke shkaktuar vuajtje emocionale dhe dobësim të vetëbesimit.
 
“Ka gjithmonë një asimetri forcash mes kujt ushtron bulizëm dhe kujt vuan pasojat e bulizmit. Kjo asimetri nuk dëshmon se problemi është i njëanshëm. Ajo përkundrazi, përforcon faktin se edhe personi që ushtron bulizëm kundrejt personave të tjerë, ka në thelb një bazë problematikash dhe shqetësimesh shumë-faktoriale. Edhe ky person duhet ndihmuar!” – shprehen ata.
 
Fushata sensibilizuese “Ti Ke Forcën” kundër bulizmit, është duke u zhvilluar aktualisht në dy linja: së pari ajo virtuale, nëpërmjet rrjeteve sociale Facebook dhe Instagram me video apo imazhe që shpjegojnë fenomenin, videomesazhe që inkurajojnë fëmijët të flasin, të përballen me problemin, të kërkojnë ndihmë, të denoncojnë; së dyti nëpërmjet “in–person events” me nxënës, mësues dhe psikologë nga shkolla të ndryshme të territorit ku përveç bashkëbisedimeve informuese dhe sensibilizuese mbi bulizmin dhe bulizmin kibernetik shpërndahen edhe materiale informuese.
 
“Ne e nisëm këtë fushatë sensibilizimi me një rreth të ngushtënjerëzish. Jemi kujdesur vetë në çdo detaj, imazh, video, këshillë, skicë e grafik.
Natyrisht kjo mbart vështirësi pa fund, duke filluar që nga koha dhe burimet e limituara, por sfidat e vështira dhurojnë kënaqësitë emocionale më të mëdha. Shpërblimin po na e japin përditë fëmijët të cilët takojmë, me buzëqeshjet e tyre, me falenderimet e tyre, me shkëlqimin e shpresës që dallojmë në disa shikime të cilat fillimisht dukeshin të përhumbura e të fshehura diku pas një shoku, pas një mësuesi, në fund të bankave, në mes të turmës…”
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s