Poezi nga Arbëri Demaçi!

Poezi nga Arbëri Demaçi!
 
 
***
 
Buzë brigjeve
të detit Jon
lashë ca kujtime
thashë ti marrë
valë e detit
e ti sjellë
në tjetrin det
atje ku je ti!
 
 
 
***
 
I dashur,
ato të çarat e shpirtit
mi pikturo me ngjyrat
më të bukura,
me të bardhën e paqes
me të kuqen e dashurisë
me të verdhën…
ah, jo me të verdhën
është ngjyra e xhelozisë
është ajo që shkarraviti
pikturën tonë!
 
 
 
***
 
Si padashje të kërkova
nëpër shtigjet e jetës,
e të gjeta në një cep
të zemrës së strukur
diku ne vakumin
e kohës së shkuar.
Si padashje më rrëmbeve
në të sotmen,
që nesër
të mos mbetemi
vetëm kujtim!
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s