Poezi nga Seti Vladi

Poezi nga Seti Vladi
 
 
RESHJET E FATIT
 
Shtazë vrasëse fjala…,
ylberin e ëndrrave rrëzoi,
urat lidhëse shembi.
Mos telefono,
kujdes!
Atë natë…,
tetori pikturoi
rrathë të zinj
në sytë e mi.
Mos telefono!
Lermë
në terrin e dhimbjes
me nyjen lidhur në fyt,
lagur
nga shirat e fatit,
të kafshoj
këngën tënde të mëkatit!
 
@seti pezaku vladi
20/5/2017
 
 
 
ËNDRRA TRETUR
 
Ndizen dritat në reklama,
ëndrra muzgut tretet,
rrjedhin burimet në ujëvara,
buza tharë étet.
 
Thesar besa, fjal’ e dhënë,
mali, fusha, deti,
o fat i mjerë , strukur n’erë,
dora shtrirë të mbeti!
 
@seti pezaku vladi
23/5/2017
 
 
 
DËSHIRË
 
Në të gjitha shtëpitë hyri pranvera,
në çdo zemër çel e lulëzon,
me pranverë të ishte gatuar shpirti,
me ujëvarën e kroit që gurgullon.
 
@seti pezaku vladi
26/5/2017
 
 
 
PLANETI BLU
 
Bota, planeti blu ,
mbretëresha e galaktikës
me borsalinë për skaj ,
shtatë miliard yje ndezur
në trup të saj.
@seti pezaku vladi
26/5/2017
 
 
 
DALLËNDYSHJA
 
E plagosur dallëndyshja nisur fluturim,
buzë kroit mbështetet e tembur e ngratë,
me cicërima mërmëriti herët në agim,
rrugën ia kish prerë errësira mesnatë.
 
@seti pezaku vladi
26/5/2017
 
 
 
REKUIEM POETIT
 
Lotoi zambaku i bardhë mbi gur,
erë e malit pyjeve turfulloi,
heshti mbi vag penë e poetit nur,
mbuluar me tinguj këngësh që shkroi.
 
Me vargun erdhi, me vargun larguar,
nga buka e kripa shqiptare i mori,
nga shqipja në flamurin e kuq bekuar,
nga gryka e pushkës së gjatë i nxorri.
 
Me fjalën zjarr, ujëvarë ligjerimesh,
ulur këmbëkryq në thjeshtësi,
flakonte vargun kristal agimesh,
planet me pëllumba zemra e tij.
 
@seti pezaku vladi
28/5/2017
 
 
 
SYRI I KALTËR
 
S’e di
kur e hape qerpikun,
shekuj a lashtësi,
me lahutë
këngën e përhënur zgjove
veshur me fustanellë,
derdhur në kaltërsi.
 
Sa sy
ranë pré në krelat e valëve,
sa fjalë
u mekën në buzë cicëronësh,
sa habi
janë tretur në erë portokallesh!
Kush erdhi tek ti,
të pa e nuk iku i etur
nga magjia e bukurisë mbetur!
 
Perlë e ndezur mes xixash të arta,
sofër bujare brigjeve të Sarandës,
yjet zbresin e buzët lagin,
nga ti marrin dritën e natës.
 
Para teje
dridhet dora e piktorit dhe poetit,
tek bluja jote,
derdhur fllad i ylberit,
gdhendesh nëpër vargje e piktura,
me poetikën e shpirtit të Homerit.
 
Ti je ,
diamanti kristal i kthjelltësive,
zilia e qiellit dhe e detit,
unaza me pesë yje
në koleksionin e mbretit.
Ti je ,
djepi i netëve ku përkundet hëna,
bujaria hyjnore e tokës,
gurra e syve blu,
dhuruar
Helenave të botës.
 
@seti pezaku vladi
29/5/2017
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s