Poezi nga Sevëme Fetiqi

Poezi nga Sevëme Fetiqi

 

UNË DHE URA E GURIT

Që moti e ndërroi
Silnica shtratin
nuk rrjedhë më
nën Urën e saj të Gurtë
tutje anash
kokëlur gjarpëron
nga larg shikohen
me mallë kohësh
etja e përjetshme
nën shtrat kullon
hapësirës së braktisur
përmes çarjeve
vërshoi thatësia
ai Shtrat e ajo Urë
nëpër shalë kujtesash
shtrihen damarëve të mi
dashuria s’u shua
asnjë çast të vetëm në mua
për ty
edhe kur gurëve tu
pamëshirshëm muroset heshtja
Silnicë
Shtrati i moçëm
nën Urë pret
si shpirti im

 

***

Dikush ecë me dhimbjen e vet
dikush me mashtrimin
Dikush me plagët e hapura,
Të gjithë t´i shohin
Tjerët në vete thellë e ndrydhin
Nuk lejojne të shndrrohet
Në fjalë, në lotë

Sonte në mua ky lum kujtimesh
kalon nëpër male të larta
jehon, ofshan
këput zinxhirët e vet të rëndë
rrjedh nëpër zemrën time
i duhet ta gjejë shtegun e daljes
të mbrrijë deri në harresë

27.05.2014

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s