Cikël poetik nga Pilo ZYBA

Cikël poetik nga Pilo ZYBA
 
 
PËRKËDHELESH
 
Si kotele përkëdhelesh,luan me sy dhe me buzë,
Mjaltë buzëqeshje derdhesh, si të jesh një muzë!
 
Unë flokun tënd tërheq, e bëj filespanjë dhe grep,
E hedh në liqen të syrit,peshkatar retinën e ndjek!
 
Dua ta kap dhe vështrimin,ashtu ëmbël të bekuar,
E ti vendos emërimin, peshk i vogël në timet duar!
 
Me filespanjën tënde flok,të ta lidh vetullën e bukur,
Ta lëshoj balonë mbi botë, herë hënë dhe si flutur!
 
Të shikojnë,të qeshin,Pilua su rrit, po hedh balona,
Sytë në vetull të ndeshin, buzës tu shuhet jehona!
 
Të habiten se si vetulla, fluturon në qiell lart me pë,
Dielli tu bjerë tjegull, ti lërë pa gojë,pa frymë dhe zë..
 
“Çështë, të thonë habitur, kjo vetull në qiell lart – lart,
Poeti lart e paska ngritur, dhe na e ka kthyer në art?
 
Unë qesh,të shikoj, kur qiellit vetulla shkon fluturime,
Them ëmbël, sikur këndoj, ” Kjo është dashuria ime…
 
Në shpirtin që fluturon, e më lindin me mijra lulëzime!
 
 
 
ERDHI VERA
 
Erdhi vera, dhe flokët filloni e i krehini ndryshe,
Jo ashtu si ngahera,por tufë-bisht-dallëndyshe!
 
Rrobat i xhveshni, pastaj trupin tuaj e lehtësoni,
Me dimrin qeshni, e me barbar atë e krahasoni!
 
Nxjerrni në shesh,të vërteta të mëdha,të bukura,
Që sytë e kalimtarëve, ua kërkojnë me të lutura!
 
Erdhi vera, e lulet harlisen në rrugë e në plazhe,
Ne marrim rrugën,aparatet, shkojmë gjithë naze!
 
Përpara kemi natyrën, dhe bukurinë e trupit tuaj,
Që brënda shpirtit tanë,shijen di që të na gatuaj..
 
Ne rendim pas jush,mbyllim n’shtëpi dritare, dyer,
Ju luani rërës,detit,dallgës,ne sytë te ju mbrëthyer…
 
Se natyra është e rrallë, kur xhvishet nëpër stinë,
Është një bukuri, që lumturon detin, jetën,njerinë!
 
 
 
KUR MË DHËMB KOKA
 
Klima e Londrës nuk ka marrë për mbarë,
Shpesh bie shi, dhe, mua më dhëmb koka.
Te të miat mendime,si në një të madhe arë,
Bie shumë shi dhe,me pelgje mbushet toka!
 
At’herë për të hequr dhimbjet që mundojnë,
Thërras diellin e bukurisë tënde e fjalë-dlirë,
Pellgjet e lagështirës në kokë, nisin shterojnë,
Dhe koka lehtësohet, çlirohem,ndihem mirë…
 
Ti je i vetmi ilaç, por dhe jotja mirësi-dashuria,
E vetmja stinë që shëron,di ku fshihet lumturia!
 
 
 
NJË THES MALLI
 
Një thes malli kam mbi shpinë,
Një thes, që peshon mijra tonë,
Vijnë dimrat,rrahin me suferinë,
Malli hesht,e mirësitë ëndërron!
 
Këtë mall,zemra ime dashuruar,
Ngado që shkoj, e mbaj me vete.
Por me peshën e tij s’jam mësuar,
Dhe pse mbajnë gëzime, e derte!
 
Sa herë eci nga shteti në një shtet,
Ngjet se,të mbaj në shpirt e shpinë.
Rrugëve unë të flas edhe ti më flet,
E kjo qënka një lumturi për njerinë….
 
Lumturi që unë e mbaj nëpër stinë !
 
 
 
KA ARDHUR PRANVERA NË LONDËR
 
Ka ardhur pranvera sot në Londër,
Jashtë diell, gjelbërim lule e aromë.
Një degë, troket në dritare, si lodër,
Unë mbyllur vetëm me ty n’dhomë!
 
Të gjithë vrapojnë lulishteve,e liqenë,
Këpusin lule dhe thellë marrin aromë.
Bota e gëzushme, pa fundme skenë,
Unë i vetëm me fotot e tua në dhomë…
 
Askush në botë se di,se në botën intime,
Unë jam i lumtur me ty,moj dashuria ime!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s