Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj
 
 
Nënshkrimi
 
Askush nuk më ndihmon,
ata bëjnë sikur më premtojnë,
unë bëj sikur u besoj…
e heshtur, e ftohtë si mermeri…
Kur të zgjohen lulet e bajames,
hidh një degëz mbi mua…
 
Sofia Doko Arapaj
29.5.2017 Greqi
 
 
 
***
 
Arkeolog,eja…
pas ca shekush,
këtej nga unë,
tek tafi që krenohet ,
do pushoj unë,
tek zgjaten pishat,
si të humburit ushtarë,
eja më zbulo, zemër-o…
mbaje me kujdes ti kafkën time,
që fëmije, mundime e stërmundime,
grushtin ngritur lart e përmbi kokë,
eja me zbulo, o zemër-o…
bëji tutje pak,driza e ferra,
shih fustanin tim mos e merr era,
mbuloji gjinjtë është turp, shohin të huaj,,
eja më zbulo, o zemër-o…
mos harro, asnjë eshtër, të lutem,
më laj me verë, në rrënjë rrushi të futem,
eja, pas ca shekush, zemër-o,
eja, më zbulo …më zbulo…
 
Sofia Doko Arapaj
30.5.2017 Greqi
 
 
 
***
 
Ndodh
që ajrin e dashuroj
budallaçkë …po ama dashuroj…
Qesh me vete, loz me flokun
përpëlitem, ngacmoj trupin
kafshoj buzët…
Ndodh
të lësh pas moshën ,
të të rrëmbeje dallga,
të dëshirosh më shumë turpin,
ti thuash vetes po marr hak!
Hak për veten e braktisur,
hak për krevatin e akullt,
hak për këngën e vuajtur,
hak për çikëzën e dashurisë,
prandaj po dashuroj ajrin,
prandaj po dashuroj veten…
E di,
askush nga ju s’ do më dënojë,
e di,
askujt nuk do ti thoni,
thjesht do më ndjeni …
ashtu,
të tejdukshme…, të nxehtë…
tek dallgëzohem ….
lehtësohem….lehtësohem…
 
Sofia Doko Arapaj
3.6.2016 Greqi
 
 
 
Turisti i Kanadasë
 
Unë dashurova Hriston, Hriston e Kanadasë,
Kanadasë me vendlindje Korfuzin,
Korfuzin, që ishte shumë larg nga Kriti,
Korfuzin që ndriçonte përballë, vendit tim…
Më njohu nga isha, si njoh unë të mitë,
u mërzit për zinxirin dhe kryqin që humba,
kryqin, që flinte, përnatë mbi gjoksin tim…
Hristua i Kanadasë…kryqin e tij më dha,
Kryqin t’ a fal, se mos e humbësh, – më tha,
kur të plakesh, t’ a falësh edhe ti gjëkundi,
vetëm… dheu, dheu mos t’ a hajë,- më tha…
në s’ ka vdekur Hristua e shpirti s’ ka bërë krah,
ti pasqyrohesha si kryq, ti vetëtinte fytyra,
fytyra që i është tretur atje larg në Kanada,
Kanadasë me fillim edhe fund Korfuzin…
 
Sofia Doko Arapaj
1.3.2017. Greqi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s