Poezi nga Bilall Maliqi

Poezi nga Bilall Maliqi

 

UDHËS SË DASHURISË

udhës së buzëve të rreshkura
lëshohem prajshëm
duke marrë vijëzimin e shkimit tënd

(s)do të ndalem në (as)një pikë
se heshtja urtake nis e rrebelohet

nëpër pikturën tënde vizatohem
dhe figurshëm flas
me gjuhën e ngjyrës së dashurisë

(30 maj 2017)

 

MA PIKTURO KUJTMIN

Do të gjejë pak vend në dritë të syrit tënd
Në vend të perdes së përhirtë më shih mua
Tek më rrjedhin lotët e gëzimit sikur krua

Me tjetrin sy të kaltër ma pikturo kujtimin
Dhe lidhe me tënden kujtesë se ashtu dua
Gjithë atë dashuri të gufuar shtrydhe në mua

Do të gjejë pak vend në shpirtin tënd njomak
Të nxjerr forcën e ndjesisë hudhur si në përrua
E të krenohem kur shoh zemrën tënde si u gëzua

(30 maj 2017)

 

POROSIA E POEZISË

Më shkruaj e mos më dëmto
Duke m’i fërkuar sytë mos më verbo

Jam e butë e lëndohem lehtë
Pa mendim të thellë e të mprehtë

Po më mveshe me figura e art
Do të rritem me shtat lart e më lart

Mos më merr në qafë e mos më mbyt
Në trekëndësh litarin mos ma vërë në fyt

As me lavdërime pa nevojë mos më ngrit
Ashtu si më sheh vrojtomë apo më vrit

(28 maj 2017)

 

NË KOLLTUKUN E KUJTIMEVE

Në kolltukun e kujtimeve
Heshtazi më përgjumi lodhja

Ëndrra më kapi për dore
Të m’i shpalosë ca episode trishtimi

Mordja si një hije e padukshme
Sillet përeth mbështjellësit të natës

Mua seç më trembi një krrakamë
Jashtë kufijve të shpirtit të molisur

Gjumi e zgjoi një klithmë të vogël
Nga brendia e shpirtit gati të vrarë

(27 maj 2017)

 

E ÇASTIT

(Të)prita skajit të udhës së humbur
aty ku në mes veti grinden motet

duke të kujtuar kohë pas kohe
imja dashuri (s’)perëndon veç kotet

(27 maj 2017)

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s