Poezi nga Mirvete Mehmeti
KODI
Shpesh
jeta është
dyqan lodrash
e pa kuptueshme
me figura mashtruese
derisa i gjendet kodi
për të dal nga ajo derë.
***
S’mundem
me dëshirën time
të largohem nga jeta
të kthehem në atëdhe
edhe atje ka hukam
mërgate.
s’kam ku të iki
e s’më rrihet dot.
***
Çdo vit
jap lamtumirën e fundit
çdo dit vdes ngapak
me ikjen
marr vetëm lot me vete
valixhet zvarrë tërhjek
peshë e rëndë
për shpatullat e moshës.