Poezi nga Vaso Papaj

Poezi nga Vaso Papaj

 

Me krahë dallgësh

Më lindi deti me krahë dallgësh
E qiellit u lëshova.
E ndonëse qielli zjente flakësh,
Durova se durova.
Një ditë ashtu me dhimbje plagësh
Në gjirin tënd u shtrova.
E ti ç’nuk bëre të më ngjallësh,
Ndaj kurrë më s’u largova.

Dhe sytë e tu më pyesnin shpesh,
Përse kaq shumë të doja?
Ndërkaq të mitë ndriçonin flesh
Dhe heshtas sikur thoja:
S’do të rronte gjatë frymë dashurie
Pa patur butësinë tënde.
Pa përqafimin prej hyjnie,
Pa puthjen dhënë me ëndje.

 

Ca copa bronzi*

Ca copa bronzi ranë në asfalt.
Për herë të parë u ndjeva gjallë.
Një diktaturë shndërrohej në baltë
E qesha e qava, murosur përballë.

Dhe nuk m’u duk aq e çuditshme,
N’atë fund dimri, që s’kishte fund.
Tharë qenë dhe lulet nëpër lulishte,
As mish, kokallë me gjak, askund.

Dhe Heraklitit m’erdh t’ia ktheja
Ca vargje flu. Dikur m’i kish nxënë:
Poet, të vdekurit janë bashkë në botë,
Të gjallët hungërin si ujqër nën hënë.

E ç’duar na mbajnë zhytur në baltë,
Që dot s’po mund të ngrihemi, vallë?
Ca copa bronzi ranë në asfalt,
Qesha e qava, po kurrë s’ndjeva mall.

• Sipas motiveve të poezisë “Mall” të Ismail Kadaresë

 

Diploma fallco
(ku fillon e mbaron vettingu)

– Cilët jeni ju, që diploma fallco
firmosni?!
– Cilët jeni ju, që histori të errët
vendit i vulosni?!
Nesër do të kemi:
Shefa injorantë
Drejtorë injorantë
Kryetarë injorantë
Deputetë injorantë
Ministra injorantë
Kryeministra injorantë
Nesër, vendi do të jetë i vrarë.
Do të ket’ marrë një fallcokapar,
Të ngjashëm me një barbone të kollarisur,
Nën urat e botës kapardisur,
Gati, këtë vend, për ta zvarrisur.
Nesër?!
Cili kod do na duhej nesër?
Ai civil?
Ai penal?
Për…
Për çështjen “TATËPJETË”?
Ah!…Ndal!…Ndal!…
Do të vijë një ditë…
Le të presim gjykimin Final.

 

Nën të njejtin qiell

Nën të njejtin qiell,
Jetojnë e vërteta dhe gënjeshtra.
Nën të njejtin qiell,
Flirtojnë dashuria dhe urrejtja.
Në të njejtin qiell,
Vdes dhe ngjallet ëndrra.
Nën të njejtin qiell,
Shpesh më tepron dhe dhembja.
Nën të njejtin qiell,
Buzëqeshja, lot që pikon më ngjaka.
Djaj dhe engjëj më rëndoni kot
Me ide të mbrapshta.

 

Eja të ikim

Eja me mua, të ikimnëpër natë,
M’i dëgjo këto fjalë të thjeshta.
Të ëndërrojmë botën në çdo monopat,
Pa poezikurrë nuk vjen vjeshta.

Të ikim të dy meurbanine vjetër,
Sa më larg, lodhur nga mjeshtrat.
Atje ku mendjen s’na e marrin për tjetër,
Sado e sidome gënjeshtrat.

Të shkojmë ashtu, për dore, dëgjon,
Edhe pse nëpër kohë të vrenjtur!?
Atje, ku çdo fije bari, thjesht gjelbëron,
Pa një purtekë të mbështetur.

Eja me mua, ashtu siç je, domosdo
Dhe merr vetëm puthjet me vete.
S’do ndalemikështu, kurrë nga kushdo
Pse rrugët janë pa mokete.

Dua me shiun në agimtë më zgjosh!
Mbi llamarinë si trokëllim ta dëgjojë.
Krahëve të tu i sigurtë mos ndjej moshë.
Për ty është gjiithçka që kërkoj.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s