Poezi nga Aqif Isaku

Poezi nga Aqif Isaku

 

DREJT SHKOLLËS

Si zogjtë tufa-tufa varg,
Nxënësit i kthehen shkollës.
I përshëndet me këngë nga larg,
Një zog mbi degë të mollës.

Dhe si dallëndyshet gëzuar,
Kur shtegtojnë në verime,
U nisën për t`rrugëtuar,
Drejt shkollës në mësime.

Të takohen shokë me shokë,
Të bisedojnë për mësimet.
Dhe të etur për dije me okë…
T`ia nisin punës pa përtime.

Të gëzojnë mësues e shkolla,
Vetëm fëmija të gëzojë si di.
Udhë të mbarë paçi o trima,
Në një vit shkollorë të ri!

 

MOS MA KIJ ZILI VARGUN

Vargu im është lozonjar,
Si çupëzat gazmore,
Është ylber i praruar n`ar,
Është bulëz pranverore!

Është dhe perlë mbi perlat,
Me fëmijët kur loz,
Pa shikoje sa ëmbëlsisht,
N`lojë ata i josh!

Kur ta kuptosh i dashur mik,
Se ç`është poezia,
Dhe sa këndshëm fëmijët gëzon,
Do t`ikë dhe zilia.

 

SHPRESË

Mbaj në mendje shumë kujtime,
Që me shokët në rini kalova,
Zemra m`plasë sikur thërrime,
Sërish disa që si takova.

Ishin ditë, ditë lumturie,
Dhe kalonim si tufë bletësh,
Ecnin, loznim, kuvendonim,
E nuk kishim dozë urrejtjesh!

Ajo kohë ka mbet veç ëndërr,
Ka kaluar sot në histori,
Sepse rrotat shpejt e bartën,
Dhe e çuan në pleqëri.

Por dhe shpresa nuk më lë,
Që një ditë të jemi tok,
Të kujtojmë se ç`kemi bërë,
Dhe si dukemi ne sot.

 

SHTATORI

Shtatori afrohet, 
Shkolla gëzueshëm na pret.
Kënga thërret me vargun:
– Mësimi është lojë, është jetë!

E PRES SHTATORIN

Me gëzim të pres shtator,
Si bleta që pret pranverën,
S`kam durim më të pres,
Shkollë, hapma ti derën!

Dhe, me shok e shoqe, tek ti,
Ku gjendet hareja, gëzimi,
Të fillojmë një vit shkollor të ri,
Mbarë t`na shkojë mësimi!

Sepse dija si nektar jete,
Na sfidon, nuk do vonesë,
Që të bësh diçka për vete,
Që atdheut t`i jesh shpresë.

Ndaj, t`gëzuar ne ndër vite,
Të hapërojmë sigurt në jetë,
Sepse lule dhe yje drite,
Për atdheun do t`jemi vetë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s