Poezi nga Maliq Torra

Poezi nga Maliq Torra
 
 
JETË NË ULJE
 
Iu shtua ballit një rrudhë tjetër
E pashë sot dhe ndala frymën !
Çdo ditë po bëhem plak i vjetër
Dimri m’a shtroi përpara brymën !
 
Po si ike kështu , moj jetë virane ?!
Të ndoqa nga pas si një i marrë!
Më ngjite , sa shpejt asaj maje 
E tashi me tërheq tatpjetë zvarrë!
 
S’e dita të jesh kaq e pabesë!
Me thinje e rrallove flokë e qepallë
Jam dashuruar mbas luleve me vesë
Të zjarrte e kam në shpirt malle .
 
Sot u binda , qenke e pabesë !
Po mos mendo se më shtron lehtë!
Jam bungë , sopata s’ mund të më presë!
Po edhe Dheu s’ mund të më tretë!
 
 
 
FSHEHUR VETES
 
Fshehur vetes do të arratisem
Askush s’ e di në ç’ shkretëtirë!
Si Don Kishot , fill do të nisem
Natës marre një copë errësirë!
 
S’ jam kalorës me heshtë a shpatë.
Nuk jam stërvitur për dyluftim
E di, do lodhem udhës së gjatë
Po kështu është shkruar ky fati im !
 
Dal nga vetja , s’ gjendem gjëkund !
Nga jashtë rrethuar me absurden botë
Përbrenda mbushur me bosh pafund
Me thoni : “Të jetosh a është e kotë” ?
 
Kam vendosur , vetes do t’i arratisem !
Mos u lodhni të më gjeni gjëkund !
Çdo ditë jam nisur e do të nisem
Këtu jam mbushur nga boshi pafund !
 
 
 
IKE MOJ E MIRA DITË
 
Ike moje e mira ditë,
ike si një gjeth në verë,
ja u fik edhe një dritë,
ja u mbyll edhe një derë.
 
Ike se të shkoje deshe,
të të mbaja s’munda dot.
E një tjetër tyl më veshe
E më the gëzo për sot.
 
Se unë gëzimin e desha
Ndonëse e gjej fare pak,
Jam në qiell si lauresha
Jam një stol i ri në park.
 
Jam gjethja e një peme,
Jam flladi në udhëtim,
Jam krahu i një ëndrre,
Jam një shpirt në fluturim.
 
Ike moj e mira ditë,
ike e s’do kthehesh më
dhe u fike si një dritë,
që pas errësirën lë.
 
Unë e pres ditën tjetër,
që me dritë të më zgjojë.
Le të bëhem më i vjetër
e plak bota të më thojë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s