ME POEZI NË SHKUP, ME SHKUP NË POEZI /  Nga: Fadil L. Curri

ME POEZI NË SHKUP, ME SHKUP NË POEZI

 

 Nga: Fadil L. Curri

Mbrëmjen e së shtunës së kaluar në sheshin “Skënderbej”, Shkup u mbajt ora letrare, në të cilën morën pjesë 32 nga 34 pjesëmarrës të ftuar nga juria letrare e organizative e kësaj mbrëmjeje brenda javës kulturore të Shkupit, motivuar e ndihmuar nga Komuna e Çairit e  kryeqyteti të Maqedonisë. Qëllim i këtij mitingu poetik ishte “Me poezi në Shkup, me Shkup në poezi”, duke dashur ta sensibilizojë artin me dashamirët e krijuesit e tij. Morën pjesë autorë nga Shqipëria e mërgata, Kosova e Maqedonia. Orën letare e ndoqën rreth 200 veta dhe patën rastin të dëgjojnë poezi e të njihen e bisedojnë me shkrimtarët.

Paraprakisht juria e shpalli në publik konkursin letrar, duke i ofruar kushtet letrare, ato financiare për konkurrim, ardhje-shkuarjen dhe qëndrimin në Shkup. Të gjitha premtimet e zotimet motivuesi financiar i kryem, duke ua hequr shpenzimet e zotuaara shkrimtarëve të ftuar nga, ashtu siç ishin të shifruara në publikim.

Në konkurs kishin marrë pjesë 110 krijues. Nisur nga mundësitë financiare dhe rrethanat e këtushme, ishte përcaktuar për 34 veta. Dy autorë paralajmëruan se nuk do të kenë mundësi të jenë në Shkup për. Nga krijimet e poseduara, vërehet se janë të cilësisë së lartë krijimet letrare, ndaj shpresohet se pas një redaktimi letrar, ka mundësi të botohet libër, të bëhet promovimi i tij dhe takimi edhe me krijuesit e tjerë që nuk u përfshinë këtë herë.

Organizimi i konkursit letrar dhe mbajtja e mbrëmjes që nga fillimi e deri në fund pati vështirësi e pengesa, më së shumti të natyrës joletrare, deri në trillime e shpifje për njerëz e ndodhi nga ndonjë portal e person. Që është më e rëndësishmja, konkursi e ora letrare përfunduan me efekte pozitive në sheshin “Skënderbej”, duke bashkuar shkrimtarët me dashamirët e letërsisë, me rinjohjen e këmbimin e përvojave të brezave të ndrydhëm krijuesish,  faljen e librave nga autorë të ndfyshëm, të pranishëm këtë mbrëmje.

Kundruar nga fakti se është organizim i parë në shesh i një ore letarre, pjesëmarrësit aktivë dhe publiku i pranishëm kishin zëra që kjo orë të mbahet tradicionalisht, kuptohet me përkryerje të mëtejme, sepse Shkupi e meriton një ngjarje të këtillë letrare, me transparencë dhe duke thyer shabllonet organizative sipas stilit subjektiv shpërblyes “ti mua këtu, unë ty atje”, botimit i papërkushtimtë të teksteve letrare, tjetërsimin e letërsisë nga joletrarët e dobësi të tjera që e kanë pllakosur me katrahurë nënqiellin letrar kudo në hapësirën kulturore shqiptare.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s