Poezi nga Jusuf Zenunaj
Edhe pluhuri i turpit
si myk të kohës do t’i mbulojë,
ata që me emrin e Gjergjit
duan të bëjnë lojë…
JZ.
N’ KRYE TË ARBËRISË
Pesë shekuj me radhë
Me shpatë e hangjarë,
Erdhên vezirë,
sulltanë e pashallarë.
Vite pas vitesh
djemtë nizam na i merrnin,
me vashat ma të bukura
përtrinin haremin
Poqen e dogjen
tonin atdhe
Gjergjin për vete
shpallën Skënderbe.
Trimin e priste toka
e thêrriste deti-
nuk e mashtruan
gradat e mbretit..
Si shqiponjë malesh
kundër osmanlis
një çerk shekulli,
në krye të Arbërisë….