DASHURIA / Poezi nga Edlira Xhani Velaj

Poezi nga Edlira Xhani Velaj
 
 
DASHURIA
 
Ky është ishulli im.
Kështu më pëlqen mua të them.
Se sa është e vërtet,
këtë unë nuk e di,
përvec detit që një zot e di
sa më dashuron
dhe sa e dashuroj,
përvec mëngjeseve dimërore,
të heshtura deri në pafundësi
dhe ato verore kur dielli
del që në pikë të mëngjesit
i plotë si portokallet e e furnizuesit tonë,
që përpiqet ti shesi me hile .
Të mëdhat mbi arkë e ato të voglat fare, në fund,
si klithmat që lë pas ishulli ngandonjëherë
me hije që i ngjiten pas mesnatës .
Gratë me të zeza që kthehen nga kisha e lagjes
dhe njerëzit që nuk pushojnë së uruari
njëri -tjetrin: ”Gëzuar festën’!’
Megjithëse nuk shoh të jetë ditë pushimi
ndonjë Shën ka berë dhe këtë herë
mrekullinë e rradhës .
Ky ishulli jonë
një hiperbolë shkëmbore,
që pluskon në ujë, si një fortesë jete
më ka bërë të shkrihem njësh me të
e të shtrëmbërojë gjuhën kur vjen rasti,të flas si ata
e vendasit duke qeshur të më thonë ”maloke Krete !”
Ky ishulli jonë
pafunësisht më kujton nga vij,
ashtu si dhe kënga që këndon
shoqja ime e punës ”greke” kur është e lumtur.
”Për një bubuqe që largo, largo
bënte` tranda`fil”. Kujton gjyshen e saj Trëndafilja`
e me sytë dinak shikon nga unë,
sikur unë të jem përfaqësuesja e vetme
e këtij kombi të ikur kokrra -kokrra
e ti kërkoj llogari pse gjuhën time e tënden
ta flasësh kështu në fshehtësi.
Atëherë ishulli jonë …
zgjon labirinthin e tij të famshëm
po në vend të femrave ka vetëm njerëz të mij.
Advertisements

One thought on “DASHURIA / Poezi nga Edlira Xhani Velaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s