Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

***

Unë dhe mungesa jote
kena mbetë fillikat,
në mes të stinëve,
muejve, në fund të këtij viti
me shije të tharpt.

Në krye më rreh heshtja,
por unë rri drejt ma e fortë se dhimbja,
sepse çdo ditë ,
çdo orë,
minutë e sekond
sfidoj vdekjen.
I shtrenjti jem!

 

 Kam dhe unë nji dell marrijet
(Dikujt)

Uroj që një ditë të mos kesh qetësi.
Netët të mbushen me dashninë e kalbun,
që mbolle në kopshtin e zemrave të qelibarta.
Të uroj vetmi,
i ftofti u prehtë ndjenjave të rreme, që trillon.
Uroj që sytë e vegjël të shprazen.
U bafsh stinë pa ngjyrë,
gjethe e vdekun,
gur i perhimtë,
dhe,
baltë
kryq pendesash ,kur s’gjeti dashnia prehje.
Te uroj çdo tjetër, fallco
si brumi i shpirtit tand,
kjofsh çdo të nesërme në prag të poezisë përjetshme.
Ti spektator i lumtunisë
që s’jep ,
aktor i një drame që luhet në qytetin
që dashuron dhe urren.

Së fundmi,
prej thellësise së shpirtit të uroj
u ngjalltë Krishti.

Amen!

 

***

Prej vdekjes kujtoj ftyrën
të zbehtë,
zgavra sysh ,
buzë të akullta.
Ja njoh edhe idhnimin
të heshtun,
të fortë
me nji kolpo mes krahnorit.

Veç në këtë odë nuk ka kujtesë,
sapo hap derën
ka shtrëngim shumërroksh,
buzë m’buzë,
gjuhë m’gjuhë…

Prej tij pres vdekjen.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s