Dashuria – Heinrich Heine / Përktheu: Lasgush Poradeci

Poezi nga Heinrich Heine
 
 
Dashuria
 
Ja pyll` i vjetër përrallor!
Bje erë lule bliri!
Nga zjarr` i hënës çudiplot
M`u magjijua gjiri.
 
Po vinja larg, si vinja larg ,
Buçet prej naltësije:
Bilbili flet për dashuri
E dhembje dashurije.
 
Këndon për dhembj` e dashuri ,
Për qeshj` e të lotuar ,
Kaq idhur këndon kaq ëmbël vajton ,
Zgjon ëndrrat q`u patën harruar.
 
Po vinja larg, si vinja larg ,
Me del ashtu papritur
Përpara një kështjell i math
Me kulmet lart të ngritur.
 
Dritaret mbyllur dhe kudo
Një heshtj` e zi përjetë;
Dhe dukej, sikur vdekja banon
Në këta mure të shkretë.
 
Përpara portes ish një sfinks ,
Përbindsh i tmerrshëm` e gazmuar ,
Me trup e putra si një luan ,
Një femër me kok` e krahruar.
 
Një femër e bukur! I bardhi vështrim
Deshirë të egër kishte;
Dhe buz` e heshtur vij si hark ,
Pranim pa zë buzëqeshte.
 
Bilbili këndonte aq ëmbëlsisht ,
Më s`kisha të duruar –
Dhe kur e putha tiparin hirplot
Me vete pata mbaruar.
 
Fytyr` e mermert` u bë me shpirt ,
Zu guri psherëtimë –
M`i piu të puthurat si zjarr
Me etj` e me përvëlime.
 
Ma piu pothuaj frymën krejt –
Pastaj me epsh të lakmuar ,
Zu më pushtoj e të mjerin trup
Me putra m`a pat coptuar.
 
Mundime të embla , dhembj` e dëfrim!
E vojtj` e gas i pamatur!
Ndaj puthja më deh , kuptoj një tmerr,
Prej putrash duke u çvatur.
 
Bilbili ia thosh : “ O i bukuri sfinks!
O dashuri! ç`do të thotë,
Që ti me mundim të pavdekshëm bashkon
Gjith lumtërirat në botë?
 
“O i bukuri sfinks! Të fshehtën m`a zgjith,
Çudin` e kësaj jete!
Kam rrahur unë trurin t`im
Për të me mijra vjete.“
 
 
Përktheu: Lasgush Poradeci

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s