VETVRASJA E NJË TË DASHURIT / Poezi nga Sejfulla Malëshova ( Lame Kodra)

Poezi nga Sejfulla Malëshova ( Lame Kodra)
 
 
VETVRASJA E NJË TË DASHURIT
 
Hiqmu nga mendja, vajzë e shënjtëruar
Pse më për ty unë s’jam në këtë botë;
Si një trup i hidhur mbeta i harruar
Që fare s’vlen e drejta sot për sot.
Këtej-andej vete i shkretë duke mejtuar,
Djalërinë e bukur që qaj me lot…
Ajo nën e gjorë t’mos më kish krijuar
Në gojë s’do të kishnja kaq mallkim të plot.
 
Po ti vazhdo – të lutem – n’këtë jetë
Pemët të shijoç me një kënaqsi,
Dhe për mua të shkretin fare mos mejto.
 
Vetëm nga nj’herë, n’hidhërim, në do
Kësaj bote thueji se një djalosh i ri
Nga faq’ e dheut u çduk… po si ato retë…
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s