Poezi nga Alma Zenellari

Poezi nga Alma Zenellari

 

SE TI…

Se ti më do bio, të patjetërsuar,
me kaçurrelat e trembur nga puhia e puthjes tënde,
me hapin e bukur qe ndez tinguj kur vij tek ti nxituar,
me lëkurën e butë praruar me dritë hëne…
Me gjoksin e zhveshur nga stolitë,
me buzën e prushtë nga dashuria,
me sytë e kthjelltë që thithin mister dhe dritë,
me pikën e lotit që dridhet zëshëm vetëm nga lumturia.
Ti asnjëherë nuk më lë të tjetërsohem,
më përsos me dashurinë tënde përditë,
dhe unë ndjej brenda qënies sime si zbukurohem,
ndjej brenda shpirtit burimin që nuk i sos mrekullitë…

 

***

Pse jam kështu pa ty,
si një mëngjes i ftohtë dimri, i thatë,
pa dritë mëngjesore,
si një ditë e lodhur e paemër, e pakuptim
një muzg i hirtë, i zymtë,
një horizont i tërë pa perëndim…
Pse jam kështu pa ty …
burim i tharë ujëvarë e ngrirë,
pa ty një humbëtirë,
një bosh,
një hiç i frikshëm jam,
një det pa dallgë pa klithmë pulëbardhash,
liman trishtimi veten kam.
Pse jam kështu pa ty,
si një qiell i lodhur pa re zogjsh
si një ikje, si një dhimbje therrëse e pa skaj
Jam natë e heshtur, e mekur,
pa dritën verbuese të yllit të saj.
Pa ty,
Pa ty jam muaj pa ditë,
Jam stina e zhveshur nga mrekullitë…

 

TI 

Ti je fjala që u tha për ta dashur unë,
kënga në gojën e bilbilit,
kënga më e bukur që rend pyjeve,
fëshfërimë gjethesh në lirishtë,
zjarri i ndezur netëve mbi sup të yjeve,
zëri që zgjon shpirtin tim të brishtë…
Ti je zëri që mrekullon qënien time,
më përkund me përkujdesje në djep lumturie,
miklohem, gëzohem, jam fëmijë i mrekulluar,
Ti, aroma e ditëve të mia,
më ngroh, më deh me lëng dashurie,
nanuritem, përndritem,
jam grua e dashuruar….

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s