Poezi nga Mimoza Leskaj

Poezi nga Mimoza Leskaj

 

Unë mungoj…

Unë mungoj gjithmonë në ditlindjen tënde
Mungoj dhe kur ti numëron fletët e kalendarit
të ditëve që kanë ikur, 
…dhe të atyre që vijnë.
Unë mungoj dhe kur ti padashur shkon dorën përmbi flokë
Tamam ashtu, siç lozja gjithnjë.
Unë mungoj dhe në tavolinë,
Kur ti hesht me sytë mbërthyer në avullin e kafesë
E di,… unë mungoj kudo,
por jo, aty brenda tek ti!…

Unë bëj sikur mungoj, se jam kudo
Në ditët e tua me diell dhe në ato gri…
Mëngjeseve të ftohta, por dhe në orët që djegin
Jam dhe natën, ku shpesh, të bëj shoqëri
Pra, thuamë ,  ku mungoj ?…

 

Aromë e pishave!

Ta ndiej aromën e dashur pishë
Dikur e kishte dhe qyteti im
E kërkoj akoma,
sa herë kthehem në rrugët e tij.
Por rrugët se kanë më aromën tënde,
as deti ngjyën e tij blu
pishat mungojnë
i prenë disa të çmendur.
Tani flet betoni ,
dhe vrasja që çdo ditë i bëhet
qytetit tim!
Ta ndiej aromën pishë
E mora me vete kur të lashë
Më pëlqeje me frutin tënd të vogël, stikë
Me sa duket, për të fundit herë të pashë
Tani, betoni më ngjall veçse frikë!…

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s