Fjalët e Librit / Poezi nga Babeta Rexhepi

Poezi nga Babeta Rexhepi

 

Fjalët e Librit

E shoh njerëzimin tek largohet
prej meje, si rreckë jashtë mode tashmë
lundrojnë ndër duar aplikacione
mburren, më të bukurin kush e ka ndër to?

Si mirazh të largët kujtoj kohën,
kur si thesar zbulohesha nga pak
hapja horizonte, zbuloja shtigje
tek zemrat e vetmuara dhe ato flakë.

Lindja emocione, dhuroja tjetër botë
zhvilloja neurone, në të rinë e plakun gjithashtu
vrisja mërzinë, ankthin, netën e ftohtë
isha i dobishëm, i nevojshëm këtu.

Por sot njerëzimi rreket
në përmbajtje e dukje pa thellësi
duke larguar vdekshmërisht krijimin
duke humbur pak nga pak si njeri.

Ndaj më vjen të qaj, jo për veten,
por për zbrazëtine që do me ndjekë
nëse pasardhës nuk më gjenden
të ndrisin mbi errësirën që po merr jetë.

Ndaj, ju që po lexoni këtë fund
dhimbjen ma kuptoni, të pathënat gjithashtu
lutem shfletoni libra, sa më shumë ju mund
të lulëzojë dituria pak nga pak këtu.

Të rrisim filiza të shëndetshëm
që botën ta bëjmë më të mirë
të zbulojmë thesaret e nëndheshëm
të jetojmë pafund mençurinë.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s