Kalendari poetik: Antonia Pozzi 1912-1938 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Antonia POZZI

Kalendari poetik: Antonia Pozzi 1912-1938

“Kopshti i trishtë i shpirtit të braktisur
me shkurre të egra mbushet,
shkurre dashurie:
vdekja kjo është
të mbushesh me shkurre
që brenda nesh linden.”

…janë vargje të poetes së njohur italiane Antonia Pozzi, që i dha fund jetës më 3 dhjetor 1938. E kam dashur Antonian qysh në shqipërimet e para të poezive të saj, e brishtë dhe e fuqishme Antonia, shpirt i butë, shumë i ndjeshëm, që bëri jetën e saj në këtë botë aq të shkurtër, s’arriti as të mbushte 27. Do ta përkujtojmë edhe në datën e lindjes, më 13 shkurt. Sot, dua ta përkujtoj Atë me një poezi në gegnishte, i shkon ma fort në kte poezi:

KLITHMË

Mos me pasë nji Zot,
nji vorr mos m’e pasë
dhe as ku m’u kapë
veç gjallesa qi zvarriten
me kenë pa të djeshme
pa të nesërme me kenë
prej asgjasë m’u verbue
-ndihmë!-
e hangshin njimij’ dreqën!
kurrkund fundin s’po ja shof.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s