Poezi nga Miltiadh Davidhi

Poezi nga Miltiadh Davidhi

 

ANTOLOGJIA E HESHTJES

Shfletoj fletët bosh të heshtjes,
E i mbushë me fjalë
Që s’duhet të heshtin,
Shkruaj me gjuhën e luleve, e të zogjve,
Dehur nga simfonia e erës
Dhe e shiut,
Nga petalet e bardha të ëndrrave,
Që bien ëmbël prej pemëve të qiejve
Si të mos zgjonin dhimbjen e degëve,
E mallin e ndarjes…

E ngrij në kristale
Në trotuare të heshtjes së heshtur…
Duke kënduar këngën e njeriut,
Të tokës, të detëve, oqeaneve,
E heshtjet e maleve.

E në mëndje kam rrjedhën e lumenjve
Këngën e tyre, që sfidonë heshtjen
Natë e ditë,
Me melodi të veçantë të heshturi…
E zemër marr prej këngës
Së bulktheve të vegjël,
Që sfidojnë në kor gjigand heshtjen e natës…

Me heshtje mbush fletët e heshtjes,
E mbjell pemë lumturie,
E drita yjesh të gëzuar e të heshtur….
Dua të zgjoj heshtjen e popullit tim,
E ta shndërroj në furtunë dallgësh,
Të risjell në jetë
Fjalët e vrara prej saj,
Duke mos e lejuar të vrasë të tjera fjalë….

 

DIKUSH QË NUK ËSHTË
MË NË NJËJËS

Dikush me bastun anakronik,
Shpirtëzi e i lik,
Që dhe nëpër ëndrra të ze prit,
Kërkon të mbajë si bagëti komuniste
Brenda në vathë, a në stallë,
Si viçin, mështjerrën,
Lopën, e kaun që pëlliste
Të lidhur me litar në qafë,
E me një hu në fund të tij
Si përbindësh të zi
Çdo poet, a shkrimtar
Të vjetër e të ri.

Vrapon nëpër miq
Të ngjashëm si ai, t’ua kufizojë lirinë,
Frymëmarrjen në tregime, në poezi
Dhe çuditërisht është po ai,
Poet e shkrimtar,
Që në monizëm
Shkruante me guxim e risi,
Për lop’e mështjerra të lidhura me litar:
-TU PRITET LITARI
E TË LIHEN NË LIRI,-
Me shkronja të mëdhaja
Pëlliste nëpër poezi!

Dhe sot si për ironi, kërkon për të tjerë
Të vendos kufi!
Mos i duket poezia e tija pronë
Dhe poetët bagëti e baçes së tij?!

Rend nga njëra gazetë në tjetrën
Të vjellë vrerin e helmin e zi,
Të ngul pas shpine paturpësisht kthetrat,
Të kufizojë, bën sekserin,
E ku, në demokraci?!

Mjerani i shkretë,
Harron, se e bukura ka më shumë pushtet,
Se çdo njeri?!
Dikush… që tani s’është më në njëjës.
Cmirëzi, ziliqar!
Poezia është shpirt, ajër, erë e dritë,
E s’lidhet me litar!

 

LULE TË PA VDEKURA

Dimër. Eci në barkun e rrugës Puçini,
Plot me brinjë të thara drurësh harkuar
Dhe pres me padurim kohën,
Kur eshtrat e saja
Të mbushen me gjethe e lule.

Ndoshta, ndonjë ditë prej një eshtre të bukur,
Do të mbij dhe unë i gjalli,
Në formën e një degëze të njomë
Plot me lule
Nga padurimi për të parë dritën.

Ndoshta, mbi lulet e mia,
Do të ndalet dhe ndonjë bletë, a flutur
Për të më puthur.

Atëherë, me të ikurit e mi,
Do të krijojmë
Një lëndinë me lule të pavdekura.

E deri atëherë, ende do më duhet
Të thithë ajër me mjegulla të huaja,
Që treten nga malli,
Pa asnjë lajm për të qënë nga bota,
E të vdekurve së gjalli.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s