Poezi nga poetja Manushaqe Biçaku-Lushnjë

Poezi nga poetja Manushaqe Biçaku-Lushnjë

“Mbretëreshë e mendimeve të mia”

E varfër nuk linda unë
U bëra pasi e pakta m´u bë shumë
Ti më le nënë
Tek ikin valët thellë në oqean.

Atëherë unë rinisa të të kërkoj
Kërkimi më solli tek uni yt
Pranë ah, sa pranë!

Emri që kurrë nuk e thërrita
Përqafim që kurrë nën ndjenja s’prita
Zemra thyen akullnajat me të brishta
Me pulsimet e saj,ashtu si unë për ty.

Si çdo natë mbushem vajë
Nisem e vetmuar të qajë.
Edhe pse pranë nuk më je
Të ndjej pranishem në vendin ku je.

Rruga që ndërmore të na takojë një ditë
Fytyrën unë të ta përkëdhelë pa frikë.
Krijesa më e dashur nënë më je
Dashuria që nëtëve fshihet ndër re.

Mes të pafajshmëve më beko nënë
M´i dëgjo të lutëm lutjet e përditëshme
Në pamundësi më ngre kur bie rënë
Lotët s’rreshtin dersa dorë jote të m´i fshijë.

Buka s’më shijon si përherë
Nga dora jote s’ha më e s’pi

Zemra bartë një tatuazh fshehur thellë
Atje ku mungesa mbytet vrerë.

Ndjej ftohtë dhe ndjej ngrohtësi
Ndihem vetëm,por prapë vetëm mbetëm.

Mbretëresha e mendimeve të mia
Që disa herë jam përkulur prej stuhive të jetës
Ti që njeh shpirtin dhe fjalët e mia
Të mëshirueshmes dhe se vërtetës.

 

***

Lushnjes nuk i kanë munguar kurrë talentet e spikatura në të gjitha gjinitë e artit. Druajtja dhe frika që bartë çdo krijues në hapat e para të rrugëtimit të tij/saj të gjatë dhe të lodhshëm të artit e kanë lënë shkrimtaren e re për një kohë tëpër të gjatë në mos shprehjen e talentit të saj gati shperthyes dhe tejet konkurues.

Manushaqe Biçaku lindur në qytetin e Lushnjes dhe banuese në një ndër rrugicat e afërta të tij , na shpreh përtej vargjeve talentin e saj bartës dhe kërkues për shkrimin , të bukurën ,artin.

24.03.2001 shënon lindjen e një prurjeje të re krijuese.

Një vit pas lindjes se saj , nëna biologjike i ndërron jetë. Humbje kjo që thyen shpresat e ndërtuara të çdokujt. Por njeriu është i krijuar të krijohet bashkë me të Madhin, Krijuesin tonë. Në njëfarë moshe pjekurie, Manushaqja arrin të përceptojë me thellësisht ,të metat, lumturitë dhe trishtet e jetës. Gjeste të kësaj faze kohore, ku për të lindin hapat fillestare drejt vëllimit të saj me të ri me një numër të plotë faqesh, që pritet të dalë për jo shumë pak kohë. Një roman që trajton temën dhe bindjen njerëzore. Ajo nuk ndalet vetëm tek eseja, por është e dhënë edhe pas poezisë, andaj menduam ta prezantojmë me botimin e një poezie të sajë, si hera e parë për çdokënd.

Me këtë shkrim të sajin të botuar në Revisten “Atinus”, një revistë prestigjioze e njohur në Europe, jo vetëm e prezantojmë me lexuesit e gjerë, por i urojmë edhe suksese ‘Manushaqe Biçakut’. Suksese !

Poetët janë prijës të lavdisë, andaj të lutemi për ta!

Bekime për ty o Mëshireploti Im!

 

E shkruar nga: Oriada Sula

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s