Kalendari poetik: Karlo Alberto Salustri (Trilussa) 26 tetor 1871-21 dhjetor 1950 / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Karlo Alberto Salustri (Trilussa)

Kalendari poetik: Karlo Alberto Salustri (Trilussa) 26 tetor 1871-21 dhjetor 1950

Vdiq më 21 dhjetor 1950 i madhi Trilussa, poet, shkrimtar dhe gazetar italian, që mbeti i paharruar për poezitë, sonetet dhe fabulat satirike që shkroi në dialektin romanesk. Në shqip u botuan 220 e kacafiu shqipërime të Trilusës prej meje në të folmen e Tironës. Ta përkujtojmë me këtë shqipërim që e shkëputa nga libri im “Trilusa m’Tironë” botim i shtëpisë botuese UEGEN, Tiranë, 2015:

SHËRBYSJA MËRZITME

Më dul shpirti mi, më merr vesh ti a jo?
Asiher s’kënoqen, le qi pagujn pak
Bar do haj për zotin ene bukën that’:
Shërbyse ke kta? Jo, nuk duroj dot mò !

Copash un e shkreta, s’knoqen mazalla:
Un vidhkam, shiskam men, përgjoj medemek,
Un s’paskam haber me hekuros as brekt,
Ke punët e shpis, s’dikam me la, me shpla…

Përshemëll, flet çuni llafe të pista:
-Nuk ka faj çuni, e ka msu shërbysja.-
Bo pisllik çuni, e ka msu kjo pisja.-

Nji faj kom bo vetëm: t’ejten qysh me mjes,
Pa m’pa, nji t’mor shurrën e plakaruqes vet
Ene ja kashtisa me kafen ekspres.

 

©Shqipëroi: Maksim Rakipaj

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s