Poezi nga Arqile V. Gjata

Poezi nga Arqile V. Gjata

 

Përfytyrime Nëpër Vargje…

Të shikosh dëborën dhe erën
kaq afër nëpër fshat e t‘i ledhatosh me duar cung
në këto vise në kohë dimri
rrezikon të trembesh nga ulërima e egërsirave,
që si muzikë-Pop- bredhërijnë nëpër shtëpitë e fshatit.
Në ish sheshin e Katundit
grinden të humburat melodi
në skamje për kufoma këngësh
dhe shëmtitë e tyre shëtisin asfalteve
për të qenë të lumtur një çast.
* * *
Kishte sëmundje të keqe…
Sytë i dridheshin nën mbulesën e qerpikëve të gjatë
me bojë dyshimesh shkruar.
Dikush e ngriti në krah deri te frymëmarrja,
që i përgjigjej peshës së tij të lodhur.
Kështu,
përsëri zbriti të ndiqte shtëpinë e vet që lundronte mbi lumë.
* * *
Duke ardhur rreth e qark vetes për të parë,
çfarë kam për të lënë peng,
si një mendim i prishur
rrjedhojë e fërkimit me jetën
m‘u tha qëllimi i vetes,
të shkoj te pragu i një kasolleje,
ku jeta ecën shaluar mbi një dhelpër
për të gjuajtur lepuj.

 

UNË KAM NJË TË DASHUR!

“Po fjeta unë, kush do ma dhuroj hënën?”
Kaliguda

Dhe unë kam një të dashur…
Po,
kam një të dashur,
syrin e saj mbaj si medalion!
Me të qaj e lodroj
pimë verë e dëfrehemi,
me zogjtë flasim
përsëri, bie e fle me atëi.
E pikturoj çdo ditë
që të ndjej dhimbjen time
të ndizemi nga dashuria dhe më fortë!
Nëpër dritë e mjegull unë e puth të dashurën
me buzët e zjarrta të moshës,
të dy kalëruar në trokun e vargjeve,
marramendemi me ngjyrat e jetës.
E dashura ime,
nuk ka datë, as vit-lindje.
Është hyjnore,
me emrin…POEZI!

 

Trembeni…?!

Të gjithë trembemi,
dhe toka rreth hijes së saj,
dhe yjet atje lart,
rrëzohen në vrimën e zezë nga bukuria e hënës.

* * *
Tremben vargjet nga duart e ndrydhura,
trembet shiu nga barku shtatzan i lumit,
trembet syri nga rrezja e diellit ngjyrë ari.

* * *
Nga heshtja e bukurisë
po tremben vjershëtorët
me sy mbetur te fjala.

* * *
Në qiell po dëgjohet muzikë,
retë e bardha po luajnë balet në ajër,
nga majëmalet fluturojnë hije njerëzish të trembur,
si shpend të flamura.

Të gjithë,
në mënyrën e vetë sodisin heshtjen e bukurisë,
dridhur nga frika si lypsarë.

* * *
Aty, nën lëkurën tonë të trembjes,
me përbuzje
shkulim bimët e bukurisë së shkuar
për të shkruar poezi të palumtura.

* * *
Heshtja e bukurisë veshur me rrobat e pikturës
qesh e qan nën frikën e vetmisë
nga tallëzitjet e çmendurisë së kohës
për jetën dhe vdekjen e së ardhmes.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s