Poezi nga Fejzi Murati

Poezi nga Fejzi Murati

 

GJETHET NË VJESHTË

I ndjek me sy kur shkëputen një nga një
shumica pa jetë e pa gjak në vena,
fluturojnë drejt tokës pa zhurmë e pa zë
të marra dhunshëm nga era.

Në atë fluturim lexoj një jetë të tërë
me ca hieroglife që vetëm ato dinë t’i shkruajnë,
megjithëse shkëputen nga trungu mëmë,
edhe kur vdesin duket se vallëzojnë.

S’e shajnë jetën që i braktisi kaq herët,
as pemën mëmë që i zhveshi nga supet e saj,
drejt vdekjes largohen butë-butë, duke qeshur
sikur thellë në shpirt, një jetë të dytë mbajnë!

 

LIRI PA KUSHTE

Sot kam vendosur
të burgos mërzinë,
më lodhi me monotoninë e saj të përditshme!
Sot kam vendosur
të burgos trishtimin,
më lodhi me ecejaket cdo mëngjes e cdo mbrëmje!
Sot kam vendosur
të burgos mërinë,
më shfaqet sa herë humbas gjakftohtësinë!
Sot kam vendosur
të burgos urrejtjen,
më gërryen shpirtin si ndryshku hekurin!

Sot i kam dhënë liri pa kushte dashurisë!
Ajo si dielli
t’i përqafoj të gjithë!

 

SHEKUJ MË PARË

Atëherë
nuk kishin lindur shkronjat,
ndaj dashurinë ta lexova në sytë e shkruar.
Atëherë
nuk kishin lindur as notat muzikore,
ndaj shpirtin
me këngët e zogjve ta kam dërguar.

Atëherë
edhe detet nuk ishte të kripur,
por i bënë të tillë lotët e të dashuruarve.
Atëherë
vetëm dielli lundronte në qiellin e trazuar,
që hënën,
si fëmijë, mbante për dore.

Atëherë,
pikërisht atëherë mes yjësisë,
ta dërgova mesazhin e dashurisë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s