Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

JETË TË GJATË DO KENË ATA DY ORË
*Për R.

Jetë të gjatë
do kenë këta dy orë
që i hëngrëm e i pimë,
jetë të gjatë e të lumtur
sa krejt mitet
e mitologjisë së lashtë
marrë bashkë.

Jetë të gjatë
do kenë këta dy orë
që i pimë e i hëngrëm bashkë,
sekondat
do të j’ua numërojmë
gjithë jetën,
herë
nga fillimi në fund
e herë
mbrapsht.

Jetë të gjatë
do kenë ata dy orë
që i hëngrëm e i pimë
e i bëmë baltë,
sa shumë kemi peshuar
mbi ta,
sa butë jemi ngjeshur,
si ajo borë
mbi mal
e si ai mal
mbi fushë.

 

Veç për mua e për ty

Ti
që më ke duruar
si duron çorapi këmbën,
ku je tani?

Unë
këmbë e gjallë
kur jam me ty
e kur nuk jam
këmbë e vdekur,
ku jam tani?

Ti e unë
dy gjurmë të përgjakura
në borë
që kërkojnë këpucë,
njëra këmbë e zbathur
tjetra në çorape.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s