FISHKËLLEN ERA – Sergej Esenin / Shqipëroi Maksim Rakipaj

Poezi nga Sergej Esenin

 

FISHKËLLEN ERA…
(Свищет ветер, серебряный ветер)

Fishkëllen era, e argjendta erë,
Mbaj vesh si bor’e mëndafshtë fëshfërin.
E shoh me kujdes për të parën herë,
S’e pata vënë re mirë gjer tani.

Le t’i kalbë dritaret kjo lagështi,
Për to s’dua t’ja di, kjo nuk më mërzit.
Por dua jetën, me atë dashuri,
Që e desha qysh të parën ditë.

Më hedh njëra një buzagaz të qetë,
Kjo gjë më mallëngjen. Ç’supe të bukur!
Ikën trojk’e saj duk’u tundur lehtë-
Edhe për të, unë më larg jam zhdukur.

O fati im! Më sjellsh ogur të mbarë!
Për njerëzit që dua, sill mbarësinë.
Kush në jetë qoft’ një herë ka qarë,
E di sa pranë e pat lumturinë.

Kur fal dhe ndjen, jeta më e lehtë vjen
Kur gjithçka të ndodh, ashtu si vjen e merr.
Ja pse, gati dalldis këtu në zabel
Kur fishkëllen era, e argjendta erë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s