Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

 

SA ZEMRA

Sa ke prangosur 
Sa herë ke trokitur
Nëpër porta shpirti
Unë jam dhimbje në varg
Që s’të lë të ikësh kurrë.

 

TË LUTEM MË THUAJ

A më dashuron si njëherë e një stinë
Kur ende vjeshta s’kishte trokitur te unë
Këtë pyetje ia bëj shpesh vetes
Edhe sonte kur udhët janë hapur
Drejt horizonteve ende të panjohura
Trembem nga përgjigja që mund ta marr
Kam frikë mos e mashtroj mallin
Të lutem më thuaj
Të mos zgjohem nga kjo ëndërr e bukur
Me orë javë e muaj kam mbështetur kokën
Te fjala e thënë një natë
Pa Ty dhe atdheun jeta ime është ferr
Çdo gjë që vjen pas kësaj s’ka më shije

…Mos e përbuz këtë thëllëzë të trazuar!

 

KAM PARĒ

Si u shkëputen nga qielli
Yje e yje drejt liqenit tim
E unë poetja e vargjeve pa rimë
Të kërkova kur ra muzgu
E mbrëmja u fut në vargun tim
Natë vjeshte me shi
Sa do të doja të vije sonte
Muzë me ëndrra
Të puth deri në ag
Të puth me afsh e dashuri!

 

HESHTJA

Nëpër fjalët e stinëve
Ngjyrat e trëndafileve
Çdo natë në syët e hënës
Të thërras në shtratin tim
O vagru im
O lot edhe qiellit i mungon
Bjeshkët janë të shurdhura
Nga shushurima e shiut
Rrugët e humbura pa adresë
Uret u ndan në dysh
Një dorë këtej një andej
Jeta ska kuptim
Heshtje….
Erdha si dallendyshe e ngrirë në kreshtë
Bora kujtimet mi zgjon
Rrëfim jete pa jetë
Një zë bërtet tjetri hesht
Dridhen telat e akordeve
Si hije më ndjek
Ti më vjen ngadal
Si pikë ves….
Sa herë
Hëna ëndrrat e mia mi vjedh
Unë behem lule trëndafili
që shiu leht më lëpin…..

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s