Për ju që s’më deshët… / Poezi nga Timo Mërkuri

Poezi nga Timo Mërkuri
 
 
Për ju që s’më deshët…
 
Fjalët tuaja
kanë tingullin e goditjes të sëpatës
mbi një trung ulliri.
Por unë po mbjell për ju një fidan ulliri
në breg të detit
Ndonëse nga ju kam hequr të zitë e ullirit.
 
Po mbjell një ulli për ju, në breg të detit
Që t’ju spërkatë me të gjelbër akullsinë e shikimit
Që të pagëzoni zjarrin e vatrave me gjethet e tij
Dhe me filizat e tij të njomë, t’u kurorëzoni ballin
ditëve që do vijnë.
Dhë në qoftë se përsëri do doni të më kryqëzoni
Me dru ulliri ju lutem
të ma bëni kryqin.
 
Por gjithsesi
unë po mbjell një ulli në jetën tuaj
Ndonëse nga ju kam hequr të zitë e ullirit.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s