Poezi nga Arianita Hoxha

Poezi nga Arianita Hoxha

 

Nëntor ishte ateherë

Mos prit t’shkruaj për ty vargje të trishtë
Ti muzë që zbret ëmbël cdo një Nëntor
Si dimri zbret e zgjon bredhat e brishtë
Si hëna yjet mbledh rreth vetes si kurorë

Ndoshta këtë herë pak shkruajta për ty
Dhe rrjeshtave pika malli ju vura në mes
Eh, poetët hyjnë shpirtrave e flasin me sy
Poetët jetë i japin dhe kujtimit kur ai vdes

Mos prit të shkruaj për ty të trishta vargje
Copëza kujtimesh që trokasin cdo Nëntor
Si e fundit gjethe që portën mbyll në parqe
Që dimri të mos shtrojë qilimat me dëborë.

 

Për të mos u penduar

Pranverës sapo ardhur, një ditë për çudi,
Pranë manushaqes të sapo lulëzuar,
Një letër hedhur, kush as sot unë s’di !
Zemër dashurie, një shigjetë pikturuar…

Zemrës pikturuar, atje dy emra shkruar,
Fjalë lagur lotësh, në t’brishtat rreshta…
Dashuri, ndoshta në ndarje përfunduar,
Letër zverdhur, si gjethet nga vjeshta !

Shkolla mbaroi sot,
duhet larg të shkoj,
Klasës të kërkova mes bankave, më kot!
Zemërthyer, mbi këtë letër po pikturoj,
Një zemër për fjalët, që s’ti thash dot..!

Ndoshta puthjeve harruar, vajzës tjetër
Dashurinë harroi, njohur viteve më parë,
Ndoshta vitesh puthur kishte, atë letër…
E lotëve të tij ajo,
akoma s’ishte tharë..!

 

Ma thuaj

Thuaj, ç’mëndesh për mua !
Ma shkruaj me fjalë, varg a poezi …
Kësaj nate,hënë plot dua,
Të ndjej në shpirt pak dashuri !

Dhe si dhimbje erdhe i bukur,
Në këtë mjegull të ftohtë Tetori,
Siç vjen në jetë një çast i lumtur,
Mungesës tënde, lot syri nxori !

Në trishtimin tim mbështjellë,
Me djeg një mall në largësi,
Si psherëtimë, era të sjellë
Si këngë, si puthje, si nostalgji…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s