Poezi nga Nikollë Loka

Poezi nga Nikollë Loka

 

Mbi telajo qiejsh

Me ujë burimi
ballin tim e prek,
dhe vështrimin
e ndal mbi një gur,
koha klith
e grinë nga sytë ma heq,
mbi telajo qiejsh
mbi një pikturë.

Si një re e bardhë
vjen imazhi yt,
Athina e hirshme
me vështrim të Herës,
sa dole prej gurit
kërkove një shishe,
për ta futur djallin
në atë fillim të verës.

E sa perëndime
përcolla dikur,
pamjen tënde
dot se mbajta peng!
Djalli nëpër vite
u rrit,
u bë burrë,
mbeti djalë i ri,
veç për hatrin tënd.

 

I vetëm…

Mbetur në harresë e i patrazuar,
ai dhe hija e tij gjithçka,
kur papritur e pakujtuar,
dikush e pyet: Kush je?

Jam ti,
i kish thënë pa u menduar,
jam unë
e kish përsëritur përnjëmend,
ndodh që s’gjen kohë për t’u harruar,
s’gjen kohë,
për t’u mbledh në shpirtin tënd!

Në skaj të harresës është një krua,
ujë që e mbledh në dorë
e të shuan etjen.
Ke nevojë të harrohesh
se vlen për tu kujtuar
se çdo njeri në botë
është njësh i vetëm.

As me hijen tënde s’duhet të përngjash,
hijen që guxon të thotë: Jam ti!
Çdo njeri vjen vetëm në këtë botë,
e shkon vetëm,
përmes lotësh të bardhë e të zi.

 

Ndjenjat që mbyten…

Reflekse ujë
të kalojnë nëpër sy,
aq sa zgjat ëndrra,
një shqisë e gjashtë
lind për ty,
ta shohësh
se dhe ujë ka ndjenja.

Edhe ujë skuqet
para një vajze të bukur,
në një çast dobësie
që s’kapet lehtë.
Provoje ta shohësh,
po qe skuqur pa faj
në sy të kthjelltë.

Nuk ke se si të jesh poet,
po nuk të prekën ndjenjat në ujë,
ndjenjat që mbyten në sytë tuaj.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s