Poezi nga Biser Mehmeti

Poezi nga Biser Mehmeti
 
 
 
ZOGJTË E PËRGJUMUR
 
I shikoj zogjtë e përgjumur
s’kanë vend ku të pushojnë
 
ua prenë gjuhën në mëngjes
të mos e zgjojnë diellin
 
ecin me krah të këputur
rrugëve plot gropa
 
në vend të foleve
tymi vajton në heshtje.
 
 
 
E KËRKOJ FUNDIN E DIMRIT
 
E kërkoj fundin e dimrit
Nëpër rrugët plot njolla gjaku
 
Hyj në gojën e ujkut
Më s’mudem të dal
 
Viteve ua nxjerr dhëmbët
Për të fshehur lëkurën
 
Hija e vdekjes më ndjek
Me kodra më gjuan
 
S’mundem të dal në pranverë
Ajo është fshehur përtej krismave
 
E gjej sofrën me eshtra
Djepin e thyer
 
Jam ngrirë duke vështruar qielllin
Që nuk zgjohet nga gjumi
 
Një ditë do ta gjej fundin
Kur të ndërrohen stinët.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s