Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Ti ende qan…

Të qan shpirti
O Dritë,
Vdekja e nënës
Të vrau zemrën,
Të përloti syrin,
Të treti buzëqeshjen,
Të pushoi gëzimin,
Të veshi rrobën e zezë.

Thellë në shpirt ke zi,
Ke dhimbje të madhe, pakufi,
Ndaj qan gjithnjë,
Ende qan me zë,
Për nënën që iku e s’kthehet më.

Në shtëpi
Ka zënë vend heshtja,
Dhimbja ka pushtuar çdo gjë.

Sytë mbetën përlotur…

 

Rijetoj Kohën…

Ah, kështu ishin,
E pafjalë ajo,
I pafjalë ai.
Dy zemra pranë e pranë,
Digjeshin në zjarr
Nuk thoshin asnjë fjalë,
Veç shiheshin në sy
Të dy.
Ah,
Të pafjalë mbetën përjetë,
Janë ndarë vërtetë,
Në mes ,
Një mal,
Një det.

I vetëm qëndroj në bregun e liqenit
Shoh valët e tij,
Shoh rrezet e diellit.

Rrebesh ëndrrash,
Trupi i saj ndalet në krahët e mi.

Rikujtoj Kohën…

 

Iku e Mërkura…

Iku dhe kjo e Mërkurë,
Po afrohet muzgu dhe
Nata po zbret në qytet,
Unë shkruaj vargje.

Përmes xhamave të dritares,
Shoh tretjen e diellit në perëndim.

Iku dhe kjo e Mërkurë,
E lashë shkrimin,
Vesha këmishën e bardhë me jakë ruse
Dhe dola për shëtitjen e mbrëmjes.
Nata imazhet po m’i fshin,
Hëna nga lart më buzëqesh,
Po ti,
Ti e largëta ime,
Ku je…?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s