At’herë / Poezi nga Mr. Salih Salihu

Poezi nga Mr. Salih Salihu
 
 
At’herë
 
Mendova e ç’mendova
Në fund m’u kujtua
Dhe sërishë harrova
Atë që duhet harruar
E ogurzezat hapnin kthetrat- grykën
T’a gëlltisnin atë që kishte mbetur
E lakejt kuisnin e luanin bishtin
Pa honepsur frikën dikush ngrehu gishtin
E foli për të gjitha katrahura
E u djersitë e gjaku në kokë ju ngritë
Tha kaherë janë shembur uratë
Doni t’u bëjmë vizitë
E tha me shpiert e me zemër
S’ka ngelur gjë nga ajo punë
Kudo dhe kahdo që shkelë ajo thembër
Vetëm frikë,dështim e dhunë
E arti e poezia vetëm në arkiva
E njeriu dhe njerëzorja në bisht të lahutës
Kah ngeli e shkreta perespektiva
Apo vetëm përmes thumbit të hutës
E ç’aromë ka sot heroi
Apo at’herë, kur arrën në nëntë vende e ndau
Apo mendon mos iku truri
E hiq gjëja ndau e përçau
Jo ,jo as at’herë kur ”vallzonte”, druri
Vlerën në mbeturina askush s’e hodhi
Por mendimin, mendim e pruri
E bishtin askush s’e përdrodhi
At’herë kur zemra acar ishte ngrirë
Një grusht rreze të zjarrta i vunë
At’herë kur jorgani s’mbulonte këmbët e shtrirë
Jo, nuk t’kurrseshin radhët, vetëm u shtuan
Edhe at’herë kur gardhi sy kishte e shtëpia vesh
Stuhitë në majë shpate kaluan
Sërish në mur koka u ndesh
Vlera, elani dhe guximi e urtia fituan
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s