O, ZOTI IM…, / Poezi nga Iliriana Sulkuqi

Poezi nga Iliriana Sulkuqi

 

O, ZOTI IM…,

…Nëse është e vërtëtë
që Maria e lindi me ty birin Tënd,
po sot,
pas kaq shekujsh që ende JE,
a mund të lind me Ty një tjetër Fëmijë
me sy Parajse,
me buzë që puthin
këtë Botë në Harresë…?

Të lutem, Zoti im,
për hatër të lutjeve të pritjes,
lermë shtatzënë –
pa ma prishur Virgjërinë…

Betohem,
në emër të rënkimit,
nga dhimbjet përtej lindjes,
se Krishtit të Rilindur
do t’i bëhem dyfish KRYQËZIM …

Iliriana, duke u lutur para një qiriri …
E diela ime e kryqëzuar, 14 tetor, 2018, Brooklyn , NY

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s