Poezi nga Aqif Isaku

Poezi nga Aqif Isaku

 

STINË E URUAR

Pse na erdhe aq ngadalë,
Zverdhake e uruar,
Mos frikohesh vjeshtë vallë,
Se s`ke për ç`t`dhuruar!?

Pa shih fushat, shih malet,
Mbushur me njerëz plot,
Si janë hedhur tufa-tufa,
Gjithkund nëpër botë!

Sepse rrushi nëpër vreshta,
A s`dëgjon si thërret!?
Sikur thotë, vrapo tek unë,
Vrapo, çfarë po pret!

Po gështenja, molla, dardha,
A s`janë plot me shije?!
Ndaj fëmijë dhe ju me vrap,
Dilni ndër kopshtije!

Vilni pemët, mos përtoni,
Vjeshta që na ka dhuruar,
Po a s`është e artë si stinë,
A s`është e uruar!?

Dhe ju lutem, miq të dashur,
Kush, aq shumë ka pritur,
Tok me frutat, t`pjekura n`pemë,
Tek ju për t`arritur?!

 

HËNËS

Po të pyes e bukura hënë,
Pse mendueshëm ti më rri?!
Pse me yjet nuk lodron,
Kur në qiell të bëjnë shoqëri?

E ti Yllkë lozonjare,
Bukuri që i fal qiellit,
Je e dashur dhe me vlerë,
Aq sa është dhe dritë e diellit.

Më beso se m`bën të vuaj,
Kur të shoh se m`je venitur,
As dhe ëndrrat nuk të duan,
Të të shohin dritën fikur!

Edhe gjumi do t`më ikë,
As ëndrra s`do t`më vijë,
Ç`të bëj, më thuaj atëherë,
I vetmuar në terr të zi!?

Ndaj, të lutem si fëmijë,
Mos nguro të derdhësh dritë,
Se pa ty moj nuseqielli,
S`do të kem edhe unë rritë!

 

TË MË VINI N`FLUTURIM

Sa u zgjova në mëngjes,
Zogjtë kërkova në oborr,
Uh, ç`marroq që u tregova,
Po ku t`i gjesh ata n`tetor!?

Tufa-tufa gjithë kanë ikur,
Kanë shtegtuar diku larg,
Mu ashtu siç i pashë dikur,
Një pas një rreshtuar n`varg!

Më kaploi në çast zilia,
Për këngët që m`i dhuronin,
Kur më mbyste heshtur vetmia.
Si në kopshte ata më ftonin.

Eh, ç`gëzim ndjeja atëherë,
Tok kur loznim në lëndinë,
Edhe vjeshtën ma bënin verë,
Se ma hiqnin n`shpirt mërzinë.

Do t`ju pres o miqtë e mi,
Do t`ju pres me mallëngjim!
Dua shpejtë që dimri t`ikë,
Të më vini n`fluturim!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s