Poezi nga Elida Rusta

Poezi nga Elida Rusta

 

***

Dy herë në ditë ta shoh kalanë,
dhimbjen ta mas me okën téme.
T’shoh kah mbush ujë n’bolierë,
ndij si dridhen krojet
prej pulpës s’kamve tueja 
që ngásin me shkue
te vàji i djalit.
Piskama jote
m’kndon në gjoks.
Ngjitem në ujvarën prej qumështi,
ndeshem me kunetnit e tu,
ta urrej burrin,
djallin me brina pushi.
Kodi moralit,
m’rándon mbi skelet
ma zbut idhnimin
a ma prish shpirtin,
nuk e di!!
Lot si t’mitë
nuk mujn me thanë t’vërtetën,
sall t’i numërojnë varrët
me t’rrahuna çekiçësh.
Tash qaj vedin,
qáj ty,
qáj t’nximen tonë n’zemër,
qáj gratë me lëkurë t’butë
e sjellje t’amla,
që e ruejnë besën pá mort
po fundin e kanë t’njëjtë si ti.
Qáj Ajkunën Rozafë!
Ajo çohet n’nadje me i fál të tán,
tuj shpresue se sot ka me u bá má mirë.
I ká do vjet
që mbet’ vetëm,
veç mos me i premtue kuj rrena.
T’rroku Rozafë!
Kisha dasht’ me e prish kalanë
e ordekunve,
me ndërtue nji kala
me themele n’shpirtna t’paqtë
kisha dasht’…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s