Vjen, apo s’vjen!… – Kostis Pallamas / Shqipëroi: Vasil Çuklla.

Poezi nga Kostis Pallamas

 

Vjen, apo s’vjen!…

Vjen apo s’vjen, këmbët e ngathëta
shpejt do të tërheq gjer aty
trupin e lodhur mbi gur do ndej
mbi gurin tonë, që e di, veç ti.

Dhe do të pres dhe do të vdes
dhe do ringjallem – flas mu tek mbes –
me zërin tënd.
Vjen apo s’vjen do t’përqafoj
me mendjen time do të ndërtoj
at’kurmin tënd.

Natën. Ndër baltra do të kërkoj
gjurmën ku shkele do të zbuloj
balt brenda grushtit do të pushtoj
me bar e shkarpa të kësaj bote
brenda pëllëmbësh, freski shtrëngoj
si kurmi yt, freskia jote!
Tej vendit tonë e gjer në ferr
qesh, loz me mua një dritë, fener
fantazmën tënde, të gjallë më sjell
me ç’mjet ka nata të më tregojë
udhën ku shkove të gjej kërkoj!

Edhe në trandjen e tmerrit frymë
a në ngurosjen, që të vdes…
mu anës rrugës, që njohim mirë
vjen apo s’vjen, do të të pres!

Pritje e marrë dhe përreth meje
nata e fshehtë, një qetësi
do të jetë e mbushur zemra ime
vetëm me zërin tënd, magji!

Ushtarët roje, që do kalojnë
dhe gjithë përreth, si për çudi
diçka nga ty do më kujtojnë
dhe do më marrin diçka nga ty!

Se të rigjeta ndaj dhe rrëmbeva
të njëzet vjeçëve harpë me mall
mbi mua koha, superrëzuarin
derdhi pasione, ëndra ngjyr all!

Fëmij i vrulleve jam unë
zambakësh të egër, ti je frymë
je dashuri, që përvëlon
dashurivuajtësit, pelegrinë.

Mallkim i çastit e fat mizor
ky tmerr, larg teje, afër teje!
Uratë ëngjëlli mëshirëplotë:
E dhënça shpirtin, me ty ndër deje!

Vjen apo s’vjen, këmbët e ngathëta
shpejt do të tërheq gjer aty
mbi gurin tonë, trupin do ndej
Hije, nën këmbët e tu tani!…

 

Shqipëroi: Vasil Çuklla

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s