Poezi nga Manushaqe Toromani / Shkëputur nga vëllimi poetik “Arratisur me muzgun”

Poezi nga Manushaqe Toromani
 
 
UNË DO VI
 
Do vi patjetër një ditë,
si dikur poshtë dritares
në emër të të flas.
Do të zgjoj dhe nëse je fjetur
me gurë në xham do godas.
Kështu do zgjoj dhe ëndrrën time
atë që kohë brënda meje fle.
Do të vij dhe në ke harruar
kohën që fliste veç për ne.
Aty të harrohem për pak çaste
e pastaj do humbas shumë larg.
 
 
 
PENDIMI
 
Ti mos qaj
vetëm më prit
ndoshta pendohem
e kthehem një ditë.
Erë të fryjë
s’ më rrëmben dot
në këto rrugë
ku nisem sot.
 
 
 
SONTE FLI
 
Fli sonte, mos më prit
nesër vjen një tjetër ditë.
Thonë ka diell e do ndriçojë
dhe pse Vjeshta turfullon.
Fli sonte, mos ki frikë
i dogja të gjitha ligësitë
Engjëllin dërgova të të mbrojë
Të jetë aty, kur ti mbyll sytë.
Fli sonte,
harro çfarë shkoi
e kokën pas kurrë mos e kthe
se sa ka jetë, ka dhe shpresë
e tjetër mëngjes do çelë për ne.
 
 
 
Shkëputur nga vëllimi poetik “Arratisur me muzgun”
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s