Fabula nga Iliaz BOBAJ

Fabula nga Iliaz  BOBAJ


NJERIU ME FENER

Në mesditë, me fener të ndezur në dorë,
si dikur Diogjeni, kish dalë nëpër njerëz.
-Ah, – thanë kalimtarët, – kërkoka njerinë !
-Jo, – tha, – e ndez të më shohin të tjerët.

 

NJERIU DHE QENI

Një njeri ka një shtëpi,
në oborr qenushi rri.

E mban roje ditë e natë,
ndaj i jep dhe një kafshatë.

Herë – herë e ledhaton,
qeni hidhet, lot, gëzon.

Dhe mburret në sytë e botës:
-Ah, më do me mendt’ e kokës !

Thotë i zoti: – Kot po kruhesh,
unë të dua, se më duhesh…

 

NDARJA

Burri me gruan u ndanë një ditë,
dashur, padashur, hynë në gojët e botës.
Po fjalët u shuan pa u ndezur mirë:
-U ndamë,- tha gruaja, – se ndarja është e modës.

 

CJAPI, DHIA DHE QENI

Aty në shpatije,
cjapi iu qep këmba- këmbës një dhie:
-Oh, të dua me mendt’ e kokës,
ti vlen sa gjithë dhitë e botës !
Dhia nuk e zgjati,
u deh me fjalë, u bë mikeshë e cjapit.
U habit fort qeni i kopesë:
– O cjap, më thuaj, për besë,
ç’ishte nevoja t’i thoshje aq fjalë,
sa fletët në pyll, sa gurët në zall ?
-Ah, – tha cjapi
dhe tundi kokën me djallëzi:
fjala tallazit gjithë botën
e jo më një copë dhi.

 

TEK OKULISTJA

Një burrë shkoi tek okulistja:
-Ah, më duket gjithçka tym,
syri po më humb vështrimin,
më bej hall, më gjej shërim !

Okulistja në tabelë,
vuri shkronja, numra, shenja,
syri keq i ngatërroi
dhe i bëri lëmsh të tëra.

Një çast kur ajo u ul
dhe këmbët i la pak lirë,
syri u ngul përmbi to:
-Tani shoh pakëz më mirë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s