Poezi nga (Hamdi) Erjon Muça

Poezi nga (Hamdi) Erjon Muça

 

O Tempuj!

çfarë janë kishat; ngrehinat
e gurëta me kube kumbuese
e kulla të larta që qijet
çjerrin paprajshëm e
retë, me tingujt e këmbanave
shurdhojnë?

çfarë janë xhamijat; ngrehinat
e gurëta me kube kumbuese
e kulla të larta që qiejt
çjerrin paprajshëm e
retë, me tinguj e kangëve
të imamëve, shurdhojnë?

O tempuj; trupëzime të
egos njerëzore, qenies që është
hallkë e zinxhirit në qerthullin e jetës,
por që don të qëndrojë, rreth
sajë, në qendër, lart, por jo
pjesë…

Me ju o tempuj, njeriu kërkon
t’i japë sens madhështor jetës
së vet; ju o luanë, tigra, ujqër e arij,
shqyeni vetëm për t’u ushqyer,
kurse njeriu ther, por jo kafshërisht,
ai ia dhuron flitë veta, perëndisë
që i krijoi të gjithë atë sipas shëmbëlltyrës
së vet; juve për ti shërbyer
njeriut…

O tempuj, brenda jush neve, falemi,
lutemi, këndojmë himne, për perëndinë
që është shumë larg gurëve; brenda jush
uni ndihet i plotë, e sheh botën
kafshërore nga lart, poshtë.

Luani shqyen gazelën, kërmat i pastrojnë
hienat dhe hutat, mbetjet e mbetjeve
që luani la, i përfundojnë krimbat,
madje dhe kufomat e qenieve supreme
grihen nga krimbat, që krijojnë plehun,
ushqimin e pemëve, bashkë me
të thithin edhe vrerin e mbledhur
nga shpirti njerëzor e sheh të shpërthejnë
mbi lëvoret e drujta, zgavra të zeza,
tumorre lëngëzuese…

O tempuj, ngrihuni më lart,
më kumbues e shurdhues
nga ç’jeni, vetëdijen njerëzorëve
verbojani; një shoqëri e pavetëdijëshme
është gjithnjë e lumtur edhe përballë
vdekjes, madje rend drejtë sajë, vetëdija
sjell sters, vuajtje, frikë, dëshirë të
pashtershmë për jetë…

 

MOZAIKËT E KALESËS

Mozaikët e kalesës qëndrojnë
groposur nën dheun e të tashmes
mbi të cilin ne ecim.
Presin nën lagështirë,
me padurimin e të gjallit
lëngat mbi shtrat të vdekjes,
plotësimin e dëshirës parajsore,
që nga errësira,
në dritë t’i nxjerrim…

E ne i zbulojmë, studiojmë,
vëzhgojmë me sy e ndjesi kureshtare,
fotografojmë, katalogojmë, interpretojmë,
E pasi kureshtja, si çdo ndjesi njerëzore,
zhduket si gjurmët endacaku nën stuhi dëbore,
nën peshën e betonit të qytetërimeve tona,
mozaikët, sërish i mbulojmë…

Tërmeti kohor,
si valët e furtunave detare,
pa mëshirë do na godasë.
Duke shembur mbi ne
qiellgërvishtëset e modernizmit,
mbi baltën që mbulon mozaikët e kalesës
që shkelëm me fodullëk,
do na përplasë…

Ne do kthehemi në mozaikë të groposur,
të shkuar, me një kalesë
më të largët nën ne.
E mbi dheun që do të mbulojë
dëshirën tonë për të dalë prapë nën dritë,
do ecin këmbët e të ardhmes,
duke anashkaluar të vërtetën absolute,
se një ditë do kthehen në mozaikë
të kalesës, nën dhe…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s