Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

HORIZONTE TË RRËZUARA

Janë shtuar korbat dhe krimbat zvarritës,
S’ushqehen me kërma, kanë pretendime
Vetëshpallen gjeni poshtë fronave të elitës
Si retë e thata që shurdhojnë me gjëmime.

Litarët e kambanave këputur, s’ka tinguj,
Erërat fishkëllejnë melodinë e ortekëve
Më parë i vdesim se sa i lindim idhujt
Pastaj, zijuar, psallim himnet e vdekjeve.

Tradhëtitë vishen bukur-vezullim mëkati
Gjymtyrët-ferra. Si s’gjendet një zemër!?
Pikëpyetje të krrusura mbi eshtrat e fatit
Përkthejnë heroglifet e plagëve pa emër.

Nën strehën e mallkimit pikon dhembja,
Trualli gropëzohet nga plumbat e lotëve
Ku thahen rrënjët nuk mbinë më bima
Aty ndryshken meridianët e dy botëve.

Ret’e trishtimit në shtegun e lamtumirës,
Dhe bravat e ndryshkura kuisin si shpellë
Gjëmojnë dinosaurët në oda të greminës
Dhe ajri dhe drita ngjyrosur me të zezë.

Klithmojnë malet në humnera varrosur
Legjenda të vrara mbi lisat pa rrënjë
Horizonte të rrëzuara, shpres’ e plagosur
Kjo botë invalide, pa shpresë e pa këngë!

 

NXITONI

Si erdhi pa kuptuar kjo vjeshtë,
Hedhur mbi supe gëzofin e dimrit!
Unë kam mbjell një këngëshpresë
Dhe e rris me refrenin e një himni.

Më duhej akoma edhe një muaj vere,
Sa të mblidhja lutjet që kam mbjellë
Pastaj të vij vjeshta me fustanin prej ere
Le të vij dhe dimri me kollën e thyer.

Si iku kaq shpejtë kjo verë, si iku
Akoma s’kam venë fotot në korrniza
Më dridhen duart, malli më piku
Krahët e natës u zgjatën tek ditët.

Shpejt ka për të ikur edhe kjo vjeshtë,
Nuk do e shijojmë gjithë mushtin e stinës
Na ikin stinëvitet, po na ikën kjo jetë
Nxitoni o njerëz, më pas ka dimër!

 

NOMAD ËNDRRASH

Kam filluar shpesh e më shpesh
Të shkel trotuarët e mbrëmjeve të tua
Gjurmët e lodhura mbuluar me vjeshtë
Vetëm neonët si përherë rrinë zgjuar.

Kam filluar të gërmoj thellë në kujtime,
Aromën e tyre e ndjejë mbi qerpik
Ndodh që përhumbem edhe në vegime,
Por shpirt përherë lundron në dritë.

Kam filluar të ngrihem edhe më herët,
Dua t’i shohë gjurmët mbuluar me vesë
Rrëshirën kur zbret nga trungu i pemës
Dhe këngën e zogjve në çdo mëngjes.

Kam filluar të numëroj gjysmat e hënës,
Dhe ata yje që digjen në univers
Kujtimet më ndezin një zjarr në zemër,
Lavdi Zotit!-brohoras çdo mëngjes.

Kam filluar të ndjej një trok të afërt,
Dhe s’di pse më hanë këmbët për udhë,
Në detin e shpirtit gjëmojnë dallgët
Nomad ëndrrash, i tillë mbeta unë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s