Ese për librin / Nga: Mustafa Ismaili

Ese për librin

 

 Nga: Mustafa Ismaili

Libri është si vera, Sa më i vjetër aqë më shumë i rritet vlera.
Sa më shumë lexon je më i pasur në mendje dhe imagjinatë. Leximi është nji akt dhe pasion që kërkon në ambiente vetminë,qetsinë dhe koncentrim. Pra Leximi i librit është individual. Leximi e ndriçon mendjen e njeriut e njeh dhe e informon me aspektet e jetës dhe të botës. E bënë njeriun më të edukuar më tē kulturuar.Të lexuarit e librave pasuron botën e brendshme shpirtërore.
Ai që lexon e njeh më ndryshe botën , duket sikur sjell nji përvojë për shumë gjëra në jetë. Ata që nuk lexojnë janê më të varfur në ide dhe monoton në përditshmëri.
Me anë të leximit pasurohet nji botë e përmbushur me gjithçka.Me anë të Leximi marrim informacione si ta bërballojmë dhe si ta kuptojmë jetën. Kur je duke lexuar je duke kuptuar fjalët dhe duke mbajtur mend kuptimin e tyre.Sa më shumë lexon do të vëresh që e kupton më qartë atë që e ke lexuar.Për t’u koncentruar më mirë është të lexosh më entuziazëm dhe pasion duke krijuar shprehi me bindjen se leximi sot dhe në të gjitha kohrat ka qenë nji burim i dijes.Leximi zgjeron vizionin dhe për këtë duhet falënderuar autorin e librit.
Të lexosh nji libër të mirë jo vetëm që e pasuron vetëdijen por edhe largohesh nga telashet dhe stresi.Leximi është edhe i shëndetshēm në mentalitetin psiqik duke seleksionuar situatat nga permbajtja me vlerë nga ato pa vlerë.
Nuk thuhet rastësish libri është miku më i mirë i njeriut,nëse dikush tē gënjen libri jo!
Sa më i ditur të jetë njeriu aqë më mik e ka librin. Pra libri është pasuri shpirterore .Libri është thesari më i çmuar për të pasuruar botën e brendshme të njeriut dhe veçanrisht për të kultivuar vlerë të diturisë dhe qytetarisë po ashtu e bênë mendjen e lexuesit të jetë më kreative dhe aktive.Libri mbetet dhe është mēsuesi i mirë që na mëson pa na qortuar, pa na bërë dëm. Atë mund ta mbash me Krenari në dorë kudo që je: Në piknik, në autobus, në aeroplan, në metro, në tren, në shtrat para se të marr gjumi e kudo qoftë..Libri është i mbushur me: Kulturë,edukatë, informacion,emocione dhe ndjenjë.Kush e ka nji bibliotekē të pasur me libra, ka nji jetë të kulturuar! Libri ka origjinë, por s’ka atdhe.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s