Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

PSE NË PRUSHBUZË TË SHTRIHET MËRZIA…!!

Ka ditë që m’djeg malli për syrin dritëylli
Tundohem n’ëndrra gjaku vlon në vena
Përhumbi n’kujtime me shikim kah qielli
Pas dritës hyjnore t’Perëndeshë Selena*

Në kopshtshpirtin tënd saherë fryn era
E mbi krahë të saj bart fluturfjalët e mia
Ty shtiresh e shurdhët s’je si ngahera.
S’di pse mbi prushbuzë t’shtrihet mërzia

S’dëgjon këngë bilbili as zë dallëndyshe
Ndjenja nebuloze t’burojnë nga thëllësia
E ndjej neverinë tënde më vjen si afishe
Vjen me degamë deti mbi shpirtplagët e mia

Sot në kopshtin tënd lulet i thau brima
Sot t’bezdis humori kënga t’ngjallë neveri
Ti përmes fjalërrufeve përcjell fërgëllima
Asgjë! asgjë s’ndriçon; Qielli yt është gri

Eh! t’bukurat lule mbledhur buzë gremine
Buqetuar me t’qeshura përplot gjallëri
Ti sot i bëre shuk i hodhe pas shpine
Pse më sodit syvëngër…veç Zoti e di!?

Sot në shpirtin tim mbjell t’pelinit fidan
Dhe kujdesesh të rritet me shije t’afratës
Vjen përçmimi yt përplaset si uragan
Jam shpirtskifter s’i druaj korbnatës

Të thërras në heshtje, por ti nuk b’zanë,
Tinëzisht përvidhesh në ëndrrat e mia
Godit me fjalëshpatë! godit nga çdo anë
Se veç në shpirt poetësh jeton dashuria

Beharfjalë të rrejshme ta stolisin ballin
Ndaj me kobkëngë sot ormo* miqësinë
Me kripëlot të narta unë e shkrijë acarin
Mendimet e trishta i hedh në greminë

Më shfaqesh përpara porsi diell vjeshte
Ndaj nisem i përhënë me hap drejt teje
Hidhërimin ke ngritur porsi majë kreshte
Strukesh pas mali, shfaqesh pas një reje

Sot portreti yt më duket plot dëshpërim
Nga shpirtkopshti yt fluturat paskan ikur
Sot buzëqeshja jote paska shije pikëllimi
Në ballin dritëhëne duket dashuri e fikur

Në lumëjetën time ti hedh ca fjalëgur
S’bredh më ndër kujtime lehtë si mistral
M’tundon xhelozia ndaj sot digjem furrë
Trazohem si lumi ngase s’ jam moçal

Sonte! po sonte do ndjek rrjedhën e lumit
Do rri zgjuar me yjet, t’u marr dritë do rri
Le të çmendet nata vend s’do i bëj gjumit
Sonte dritën e yjeve dua ta derdh mbi TY!

*Hëna=perëndeshë pellazge
*ormo=varros (lokalizëm)

 

DHE PRITJA KA …!!

Mbi qytezën Wohlen frynë era lozonjare
Ja! Makinat u ndalën kush më nuk bredh
Sonte jam vet me verën “Stella Lunare”
Brima mortpëlhurë end lëndinave përreth

Le të dehem sonte me kët lëng lunar
E të harroj dhembjen t’mbledhur ndër vite
Durova se të desha jo se isha i marrë
Dije se s’më gjunjëzon fare vonesa yte

Ah! Prush digjet shpirti, sonte etje kam
Ndaj hapa dritaren… ftohti t’më tund
Nga brendia trazohet Uni im cunam
Dhe unë thith duhanin me aq sa mund!

Përkulur n’dritare përhumbur në natë
Ndjek mortvajin e erës sesi gjethe shkund
Ndi rrënkimin e lisit që dergjet n’lëngatë
Kur psherëtinë…!!!
Eh, mik POET!! Vjen çasti kur durimi ka…!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s