Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

Ngadalësoji hapat e tua
si një zonjë veshur me taka të larta.
Të shikosh gjoksin tënd lakuriq,
falë Zotit është ART (aspak turp!)

Tylet e tua,
tërhiqen zvarrë kaq lehtë nëpër gurë,
sa ujërat e burimeve të bekuar

derdhi flokët…
Trungjet kanë veshur streçet e tua
me pulla myshku dhe kërpudha.

Mos nxito të ikësh,
dua të të fut brenda mushkërive të mia.
Rehatohu mes pemësh o vjeshtë…!
dhe unë duke të parë…
të ndez një cigare gjigante
prej gjetheve të tua!

 

***

Ndër
sytë e gjelbër,
me qerpikë halorë,
Dielli deshi t’i puthë lotin
nuses së pyllit…

Dreri
i humbur
s’ka ndërmend të kthehet.

E ndërsa
mëshira rrokulliset
mbi harkun e dritës;
qelibar u bë lot’ i Pishës!

 

***

Jam një qytet i vogël në Mesdhe.
Lagem nga ujërat që i nomatise ti,
populluar me qindra fantazmat e tua.
Vija e thyer e kufirit tokësor,
nga dhoma në ballkon.

Kam rrugë,shkolla,parqe…
Të kujtohet sheshi i madh,
me emrin ”Zemër”?
Uleshin shpirtrat tanë përballë.
Gjuha jote,futej pa leje në gojën time
dhe më pëlqente,
si ambasador i mirëpritur në doganë.
Flamujt e gëzimit,vallëzonin me erën…

Patjetër, kam edhe varreza,
çastet e gezimit që vdiqën si fluturat mbi zjarr.
Jetëshkurtër, lumturia në duart tona.
Shikoi ditët e vrara bashkë;
varre të lashta masive,
tuma të hershme.
Gjethe dushku, bëjnë fjalë për stolinë e një princeshe…

Kjo më bën të trishtohem
njëkohësisht,krenar!

Qytet i vogël në Mesdhe…
Dëshmia e kohës,me kazmë rrëmon
gjurme, vend e pa vend.
Unë isha dhe jam,
varri i saj…

 

***

Ndodh,
sytë të jenë dy qirinj të ndezur
Ne shtëpinë time, kishëzën e shkretë.

Sa herë,heshtja rrobat e murgut m’i fal,
ngatërrohet dhe hëna.
Pas dritares sime
të rrëfehet vjen…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s